Pulë kremoze me kërpudha nga Zonja Vjollca

16 Prill 2020, 10:15| Përditesimi: 16 Prill 2020, 10:53

  • Share

Pulë kremoze me kërpudha 
Përbërësit: 
600 gr fileto pule 
Vaj ulliri 
2 thelpi hudhër 
200 gr pure domate 
1/2 lugë kafe kurkuma 
Kripë dhe piper i zi
300 gr kërpudha 
1/2 gotë vere të bardhë 
Majdanoz 
Përgatitja: 
Në një tigan, hedhim pak vaj dhe dy thelpinj hudhra. Në momentin që hudhrat fillojnë të cingërojnë, hedhim purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të valojë për pak minuta. Shtojmë një gotë kos e trazojmë dhe e lëmë në vlim. Shtojmë kripë dhe kurkuma. 
Ndërkohë në një tigan tjetër me 2 lugë gjelle vaj ulliri, hedhim filetot e pulës, të cilat i kemi prerë në shirita të hollë. Kaurdisim derisa mishi të zverdhet, shtojmë kripë, kërpudhat të prera në feta të holla dhe i kaurdisim së bashku me mishin. I shuajmë me verë dhe i lëmë pak sa të avullojë alkooli dhe më pas i shtojmë në tiganin me salcë, i trazojmë dhe i lëmë të marrin shijen e njëra tjetrës për 10 minuta. Shtojmë dhe pak piper e majdanoz dhe janë gati për tu shërbyer.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?