Pulë frikase me perime nga zonja Albana

17 Maj, 11:23| Përditesimi: 17 Maj, 11:25

  • Share

Pulë frikase

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 2 lgj gjalpë
  • 2-3 qepë të vogla
  • 2-3 karrota
  • 2- 3 patate
  • 1 rrënjë selino
  • 2 lgj miell
  • 1 fç qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 1 kokërr limon
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pulën e pastruar dhe të larë e presim në racione, shtojmë ujë të nxehtë, kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. Në gjysmën e zierjes hedhim qepë të vogla (qepujka) ose të bardhat e qepëve të njoma, karota të prera në formë kubike, selinonë dhe më pas patatet të prera në kubikë. Shtojmë pak kopër dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ngadaltë.  Ndërkohë në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell, pa u skuqur, e largojmë nga zjarri dhe pasi të ftohet hedhim pak qumësht të vakët, e përziejmë mirë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. E vendosim në zjarr dhe duke e përzier e lëmë derisa të trashet. Pasi ka zjerë 2-3 minuta, e heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe shtojmë të verdhat e vezëve me lëng limoni. E hedhim salcën e përgatitur në tenxheren me pulë, e trazojmë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë me pak gjalpë të freskët dhe kopër të grirë hollë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?