Pulë e përgatitur me birrë nga zonja Albana

11 Qershor, 11:41| Përditesimi: 11 Qershor, 11:42

  • Share

Pulë e përgatitur me birrë

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 2 qepë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2.5 dcl birrë
  • 1 fletë dafine
  • 1 lugë miell
  • Arrë moskat
  • Vegetë
  • Rozmarinë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë pulën e fshijmë mirë dhe e presim në copa. Qepët i presim në rrathë dhe i fërgojmë në yndyrë mbuluar me kapak derisa të zbuten dhe të avullojë gjithë lëngu. Më pas vendosim copat e mishit dhe i skuqim nga të gjitha anët. I shuajmë me birrë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë të nxehtë, gjethe dafine, rozmarinë, pak arrë moskat, vegetë sipas dëshirës, kripë dhe piper. Mishin e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të zbutet dhe më pas e vendosim në pjatë ovale të nxehtë. Në yndyrën e mbetur kaurdisim pak miell, e shuajmë me pak lëng që të marrë trajtën e një salce dhe e hedhim mbi mishin e pulës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?