Pulë e mbushur me gështenja nga zonja Albana

11 Nëntor 2022, 10:41| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

Pulë e mbushur me gështenja

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 1 kg patate
  • 200 gr mish i grirë
  • 80 gr pançetë
  • 40 gr stika pishe
  • 100 gr gështenja
  • 1 vezë
  • 1 fetë bukë
  • Gjalpë, vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim gështenjat të ziejnë për pak minuta, më pas i qërojmë.  Ndërkohë kaurdisim në një tigan mishin e grirë së bashku me pançetën dhe stikat e pishës. E vendosim mishin e grirë, pançetën, stikat e pishës në një tas. Shtojmë  gështenjat, një fetë buke të njomur në ujë ose qumësht, vezën, kripën, piperin. E trazojmë mirë masën dhe mbushim pulën, të cilën e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Presim patatet në kubikë, i marinojmë më vaj ulliri, kripë, piper dhe i vendosim në tavë. Sipër pulës vendosim copëza gjalpi, e vendosim tavën në furrë të parangrohur fillimisht në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Herë pas here e spërkasim pulën me gjalpë, më pas rrisim nxehtësinë e furrës në 220 gradë dhe e lëmë pulën të piqet dhe për 20-25 minuta të tjera.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?