Pukë/ Nënë e bir sherr me 55-vjeçarin, përfundojnë në spital pasi përdorën sende të forta

20 Nëntor 2023, 21:43| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 21:47

  • Share

Pukë - Një konflikt i ashpër ka ndodhur mbrëmje e kësaj të hëne në fshatin Gjegjan të Pukës, ku kanë qenë të përfshirë tre persona.

Sipas policisë sherri ka ndodhur mes shtetasit të identifikuar me inicialet F.M., 55 vjeç dhe shtetasve të identifikuar me inicialet F.Z., 36 vjeç, B.Z., 60 vjeçe, nënë e bir.

Konflikti ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta duke bërë që 3 personat të transportohen drejt spitalit dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën. 

Ende nuk është e qartë arsyeja e këtij konflikti.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?