Foto ilustruese

Pukë/ Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje, arrestohet 49-vjeçari i dënuar me 5 vite burg

21 Janar, 16:26| Përditesimi: 21 Janar, 16:29

  • Share

Pukë – Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.

49-vjeçari i identifikuar si Kastriot Gega, ishte dënuar me 5 vjet burg.

Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të Komisariatit të Policisë Pukë, dhe Komisariatit të Policisë Lezhë.

“Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: 

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër”,-njofton policia.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, ka dënuar 49-vjeçarin me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?