Pukë,Bushati:Do ndërtojmë një
administratë pa dallime politike

9 Dhjetor 2017, 16:45| Përditesimi:

  • Share
Qeveria prezantoi sot platformën bashkëqeverisëse në qytetin e Pukës. I pranishëm në aktivitet ishte dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ftoi qytetarët të bëhen pjesë e kësaj platforme, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit. 

“E kthyem Pukën në një zonë ku po lulëzon zhvillimi. Një meritë ka dhe deputeti Pjerin Ndreu, që ka punuar me gjithë ne për ta bërë të mundur ‘Rrugën e Kombit’. Puka sot nuk ka asnjë lidhje me Pukën e para 5 viteve. Me pak mundësi, por me shumë dashuri e vëmendje. Platforma për bashkëqeverisje me njerëzit është vetëm jetësim i mbështetjes popullore, që kemi marrë në zgjedhjet e qershorit. Të ndërtojmë një administratë pa asnjë dallim politik, pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për ne. Në këtë platformë do keni mundësi të shikoni tmerret, gabimet dhe të përmirësoni cilësinë e shërbimit”, deklaroi Bushati. 

Senida Mesi: Adresoni problematikat, do gjeni zgjidhje
Mesi:
Asnjë rast nuk është zgjidhur në Pukë, por nuk kemi asnjë kërkesë të bërë nga Puka. Kjo do të thotë që ose nuk ka asnjë problem këtu, ose qeveria po punon më mirë këtu, asnjëra nuk besoj të jetë e vërtetë. Ndaj dhe ju ftoj të adresoni çdo problematikë, nëse nuk keni probleme, sugjeroni. Çdo kërkesë që vjen regjistrohet te kjo platformë, sepse një qasje e komunikimit me ju është një qasje që do japë zgjidhje. 

Spiropali nga Puka:Na jepni një dorë, t’i japim fund këtij sistemi
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Pukës të bëhen pjesë e platformës bashkëqeverisëse. Spiropali iu tha qytetarëve se duhet të bashkohen për t’i dhënë fund këtij sistemi, ku qytetari i ndershëm nëpërkëmbet.

“T’i japim fund këtij sistemi, ku qytetari i ndershëm ndjehet i nëpërkëmbur. Një zonjë në Tiranë, e cila ishte mbifaturuar që nga 2009, brenda 15 ditësh problemi u zgjidh. Na jepni një dorë të mposhtim padrejtësinë”, tha Spiropali. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?