Puding me fara chia, kos e mjaltë , mëngjes / mesvakt i shëndetshëm nga zonja Albana

14 Korrik 2023, 12:31| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:42

  • Share

Puding me fara chia me kos dhe mjaltë

Përbërësit:

  • 60 gr fara chia
  • 400 gr qumësht soje
  • 6 gr pluhur kakao të hidhur
  • 20 gr mjaltë
  • 400 gr kos grek

Përgatitja:

Hedhim farat chia në një tas të madh, më pas hedhim ngadalë qumështin e sojës, duke e përzier vazhdimisht për të krijuar një përzierje homogjene. Shtojmë edhe mjaltin, e përziejmë sërish dhe e mbulojmë me mbështjellëse. E vendosim masën në frigorifer për 2-3 orë. Më pas e ndajmë kosin në katër gota. Shtojmë pudingun chia dhe në fund e dekorojmë me një spërkatje me kakao pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?