‘Puçini in love’ në Opera! ‘7 minuta’ me Driada Dervishin në Korçë! Kërcimi ‘Alkimisti’ tek Eksperimentali! ‘Rumi i ndaluar’ në Shtëpinë Studio Kadare

14 Shkurt, 12:01| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:56

  • Share

Me rastin e Shën Valentinit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizon këtë mbrëmje në orën 19.00 koncertin vokalo-simfonik “Puçini in love”, me pjesëmarrjen e solistëve, Orkestrës dhe Korit të Teatrit dhe artistë nga Konservatori i Salernos “ Giuseppe Martuçi”.

Vrasja ka prishur qetësinë e familjes mbretërore, ku ‘zien’ mëkati i tradhtisë, dëshira për hakmarrje e zemërimi. Vijon sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental tragjedia “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos, me aktore protagoniste Laura Nezhën dhe Gladiola Harizajn.

Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

Regjisorija Driada Dervishi bën bashkë 11 aktore të njohura për shfaqjen e saj “7 minuta” të shkruar nga Stefano Massini. Pjesa interpretohet edhe sot në orën 19.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Nisa Krasniqi dhe Ilirjana Memaj vendosin sot në orën 18.00 në skenën e Teatrit Eksperimental në ArTurbina kërcimin “Alkimisti” me motive nga Paolo Coelho dhe regji të Belkisa Zhelegu.

Në Shtëpinë Studio Kadare mbahet sot në orën 17.30 mbrëmja poetike “Rumi i ndaluar” me pjesëmarrjen e poetes dhe botueses Rita Petro.

Kujtesa Kolektive vijon të diskutohet tek “Bunkeri” në Tiranë edhe sot në orën 18.00 me të ftuarin e radhës sociologun Ergys Mërtiri.

Mbahet sot në orën 17.00 në teatrin “Bylis” në Fier finalja e spektaklit “Kërcimi i dashurisë”, ku do të jetë i ftuar edhe këngëtari Young Zerka.

Promovohet sot në orën 14.00 në Bibliotekën e Kryeministrisë libri “Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” nga studiuesja e artit Suzana Varvarica.

Ekspozita “Muri” me punimet e 12 artistëve pamorë në zë në edicionin e saj të pestë pret vizitorët deri në 20 shkurt në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?