Loredana dhe Mozzik

FOTO/Publikoi 'Forever together', Mozzik thumbon Loredanën në këngën e re! Ja detaji që mund t’ju ketë shpëtuar

14 Korrik 2023, 18:38| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 18:56

  • Share

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor ‘Forever together’ në bashkëpunim me këngëtaren Kida, mirëpo në klipin e këngës fansat vunë re një detaj i cili duket se ka të bëjë me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.

Kohët e fundit Mozzik shpeshherë ka thumbuar këngëtaren njohur Loredanën, me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën.

Ndonëse gëzojnë respekt për njëri-tjetrin ish-cifti i njohur kurdoherë ka gjetur rastin për të dhënë mesazhe përmes muzikës, teksteve dhe këngës.

Së fundmi në një pjesë të klipit të Mozzik, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash: “Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.

Sa i përket këngës dhe bashkëpunimin me Kidën, u pritën të dy shumë mirë nga publiku.

Brenda pak orëve klipi numëron mbi 800 mijë klikime në ‘YouTube’,

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?