Arbenita dhe Unikatil

FOTO/ Publikoi bisedën private me Unikkatilin, reperi e përgënjeshtroi! Arbenita Ismajli: Mbaj përgjegjësi për fjalët e tua burrec

23 Tetor 2023, 13:32| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 13:42

  • Share

E gjithë ‘drama’ nisi kur modelja e njohur publikoi një mesazh të cilin tha se i kishte dërguar reperi, ku ai i tërthorazi i ofronte ndihmë për të kaluar ndarjen nga Fero.

Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur ‘picamen’ (njëjtë siç e kishte quajtur Fero në një nga ‘diss’-at për Unikkatil).

Por, pas bujës që kjo bëri Unikkatil doli me një reagim duke e quajtur mesazhin si të montuar, nisur nga tiku blue që mungonte në foton e publikuar nga modelja, dhe që ai llogaria e tij në Instagram është e verifikuar.

Megjithatë, Arbenita ka qenë e shpejt në kundërpërgjigjen e saj duke postuar edhe një herë mesazhin e tij me arsyetimin se ishte pa internet kur ajo i është përgjigjur, prandaj ka munguar shenja e verfikimit.

“Isha offline kur tu përgjigja. Mbaj përgjegjësi për fjalët tua burrec, jeni ngatërruar me vajzën e gabuar. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja nëse nuk doni të kërkoni falje. Kishe këndoj për shqiptar e shikon me i ulë vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”, ka shkruar Arbenita.

Ndërkohë, modelja nga Kumanova nuk u mjaftua me kaq duke bërë edhe një tjetër postim.

“Dhe mos u merr më me mua. Ti e nise këtë, 45-vjeçar”, shkroi modelja në një postim të dytë.

mw herwt nw mesazhet e publikuara, reperi sipas Arbenitws i ka shkruar dhe e ka ngacmuar, ndwrsa ka publikuara edhe pwrgjigjen e saj.

“Kam një ide që mund të të ndihmojë të heqësh stresin dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë,”- i shkruan ndër të tjera reperi.

 “Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë,”-ka qenë përgjigjja ironike e Arbenitës, e cila më pas i ka bërë bllok Unikkatili-t.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?