Publikohet udhëzimi/ Kush nuk paguan gjobën e maskës i ndërpriten dritat

2 Nëntor 2020, 16:03| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 19:44

  • Share

TIRANË- Gjobat për mos mbajtjen e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme, do të faturohen tek energjia elektrike dhe do të paguhen në të njëjtin moment me shlyerjen e detyrimit mujor për dritat. Ashtu siç ndodh me vonesat në pagesën e energjisë elektrike, edhe vlera e gjobës për maskë do të ketë kamatvonesë nëse nuk shlyhet në kohë, por do të shkohet deri tek ndërprerja e energjisë.

 

“Pagesa jashtë afateve do të shoqërohet me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë. Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës, do ta klasifikojë individin si debitor ndaj FSHU-së dhe kontrata përkatëse e energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë”, thuhet në udhëzim.

Por si do t’i bashkohet gjoba faturës së energjisë? Fillimisht qeveria ka vendosur që gjobën ta kthejë në titull ekzekutiv njësoj siç është edhe fatura e energjisë elektrike, në mënyrë që ajo t’i faturohet klientit që ka shkelur rregullin anti-Covid të mbajtjes së maskës.  

“Gjoba, e përfshirë në faturën e energjisë elektrike, do të jetë titull ekzekutiv dhe nuk do të mund të paguhet pjesërisht apo e shkëputur nga fatura e energjisë elektrike", thuhet në udhëzim.

Sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave, që i hap rrugë vjeljes së gjobave, brenda 14 ditëve Policia e Shtetit dërgon proces-verbalin e gjobës me vlerë 3 mijë lekë apo 5 mijë në rast përsëritjeje, tek OSHEE. Ky dokument duhet të përmbajë të dhëna të sakta, ID të kartës së personit të gjobitur si edhe adresën e banimit të tij dhe është ikërisht OSHEE që e regjistron gjobën në faturën e energjisë elektrike të muajit respektiv.

Por ajo që udhëzimi lë të pasqaruar, është se si do t’i faturohet gjoba një personi që nuk ka kontratë energjie.

“Kur Furnizuesi Universal i Shpërndarjes konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin e gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë Bashkiake”, vijon udhëzimi.

Pra nuk specifikohet forma dhe mënyra e pagesës së gjobës, por i lihet në dorë policisë të veprojë përsëri për arkëtimin e gjobës nga personi që ka kryer shkeljen.

Udhëzimi  se si do pagohen gjobat

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mak8: 02/11/2020 20:06

    Ne ket dynja eshte çfar mjell ate do korresh,keshtuqe me faren e kovidit do korreni nga zjarri,ne syt e gjith popujve qeveritaret me instrumentat e tyre (polici,mediat etjera) jan shendru ne kancerin e kancerave qe si solucion ngel vetem qe te luftohet.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/11/2020 19:45

    Po cojeni ne gjykate, eshte e thjeshte. Kontrata eshte per dritat. Keta kerkojne gjoba maske. Komplet idiotllik juridik. Ne gjykate dhe kerkoni demshperblime qe OSSHE nuk respekton kontraten.

    Përgjigju
  • Emin: 02/11/2020 18:16

    Gjobat e makines te fatura e ujit! Taksat e biznesit te dyqani i bukes. Pse jo? Pse nuk bejme nje fature te madhe te permuajshme qeveritare, ku ti vendosim te gjithe detyrimet? Le te vendosin cfare shifrash te duan, kush po i numeron? Po nuk i paguam, denim me vdekje. Pse jo? Nuk eshte aspak ndryshe nga logjika e tanishme.

    Përgjigju
  • Asqiriu: 02/11/2020 17:45

    Qiveria me e degjenerume dhe e falimentume ska per te pa mo shqipetari !! Na dalt per hajer !! Inshahllah ripillemi prap si komb ...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/11/2020 17:26

    Mjaft! Lat nam me bishtin e majmunit ne goje o manipulues te Covid-19.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/11/2020 17:22

    Hahaha

    Përgjigju
  • Bullshit: 02/11/2020 16:47

    Sipas ligjit per mbrojtjen e klientit eshte e percaktuar qe konsumatorit nuk mund ti ngarkohen tarifa te tjera nga pale te treta qe nuk jane pjese e kontrates . Kte e dine shume mire juristet eshte si ajo shprehja ske qi ben gomarit i bie samarit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?