Inflacioni s’ndal ndërtimet! Rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e 2022-it! Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta

28 Shkurt 2023, 11:04| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 14:30

  • Share

Pavarësisht inflacionit nga lufta në Ukrainë, sektori i ndërtimit vazhdon të ketë tendencë rritjeje. Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e fundit të vitit 2022, numri i lejeve të reja të ndërtimit ishte 415 dhe është rritur me 16.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur ishin miratuar 356 leje.

Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit e ka dhënë Bashkia e Durrësit, 189 kundrejt 89 të Tiranës, ndërsa vlen të veçohet bashkia e Kukësit që në 6 muajt e fundit të 2022 nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Pavarësisht se Durrësi është në vendin e parë për lejet e ndërtimit të dhëna, sa i takon sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të miratuar, Tirana është në vendin e parë me 348.310 metra katror, kundrejt 79.491 në Durrës.

Por sipas INSTAT sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2022, është 555.779 m 2 , nga 608.870 m 2 miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një ulje prej 8,7 %.

Sa i takon vlerës së lejeve të ndërtimit të dhëna, për ndërtesa dhe punime inxhinierike gjatë 2022 llogaritet në 26.6 miliardë lekë, nga 27,0 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një rënie prej 1,7 %. Lidhur me vlerën, vihet re se Tirana edhe këtu mban vendin e parë me 12.156.725 milionë lekë, e ndjekur nga Elbasani, me 3.830.507, dhe pse në Elbasan janë dhënë vetëm 23 leje ndërtimi. Ndërsa Durrësi, edhe pse ka numrin  më të madh të lejeve të ndërtimi, vlerën e lejeve të ndërtimit e ka 2.691.797, ose 1 milionë më pak se Elbasani.

Gjatë vitit 2022, janë miratuar gjithsej 1.420 leje ndërtimi nga 1.396 leje të miratuara në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 1,7 %. Gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.667.497 m 2 , nga 2.316.709 që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14 %.

Ajo që bie në sy është fakti se lejet e ndërtimit kryesisht janë miratuar për linjat e ujësjellësit, linjat elektrike dhe telekomunikacion me vlerën 2 777 135 lekë. Ndërsa investimet për hotele, zyra, apo objekte tregtare kapin vlerën në total 1 663 123 lekë.

Lejet e ndërtimit të dhëna në bashkitë kryesore të vendit

(Kliko këtu ) Raporti i plote

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?