Foto nga Kuvendi i PD

Publikohet lista e re e anëtarëve të Këshillit të PD, largohen besnikët e Berishës (EMRAT)

3 Shtator 2023, 14:43| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 15:08

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike është futur në një tjetër përplasje. Kuvendi Kombëtar i mbledhur ditën e djeshme, ka miratuar listën e re të Këshillit Kombëtar, e cila përbëhet nga rreth 328 anëtarë. Teksa Basha i ka mbyllur derën çdo përpjekjeje për Bashkim me grupin e Berishës dhe ka larguar nga lista të gjithë besnikët e tij, Gazment Bardhi ka thirrur të martën një takim me deputetët e opozitës ku kërkon bashkim dhe unifikim të aksionit opozitar përballë qeverisë.

Në listën e anëtarëve të Këshillit do të jenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy anëtarë Kryesie në detyrë, 30 deputetë dhe 68 Anëtarë të kolegjit të kryetarëve në detyrë. Ndërkohë, sipas ndryshimeve të statutit janë larguar nga Këshilli ish-presidentët dhe ish-kryetarja e Kuvendit.

Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermal: 03/09/2023 22:02

    Pra ky Lul brava zgjedhjet e ardhshme po nuk i dha rama ndonje vote nga patronazhistet e vet, as deputet nuk del... Kryetar grupi jo e jo se duhen 7 deputete per 1 grup

    Përgjigju
  • sos: 03/09/2023 17:59

    Moj kasolle ku na mblodhe, PD mbaroi.

    Përgjigju
  • Këta nuk bëhen më: 03/09/2023 17:46

    Është si ndeshje futbolli e shitur por pa tifozë (popullin) që nuk i ndjek.

    Përgjigju
  • Scutari: 03/09/2023 15:45

    Përfundimisht, gjendje tepër e rëndë në çdo kamp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?