Sport

Publikohen të tjera përgjime, presidenti i Realit fyen Ronaldon dhe Mourinho-n: Ato djem nuk janë normal

14 Korrik 2021, 15:08| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 15:38

  • Share

Gazeta spanjolle 'El Confidencial' ka publikuar sot të tjera përgjime në lidhje me presidentin e Real Madrid Fiorentino Perez. Ky i fundit akuzohet se ka punuar kundër yjeve që kanë qenë në skuadrën ‘galaktike’ dhe madje disa prej tyre i fyee rëndë.

Pas cilësimit si blerje të dështuara të Raulit dhe Iker Casillias në përgjimet e vitit 2006, së fundmi në audiot e publikuara numri 1 i Realit i quan Mourinho-n dhe Ronaldon si njerëz anormal.

Për Ronaldon Fiorentino Perez thotë: “Është budalla, idiot, një njeri i sëmurë. Dikush mendon se ky djalë është normal, por nuk është, përndryshe nuk do të bënte këto gjëra që bën.”

Në përgjimet e publikuara për Mourinho-n Fiorentino Perez përmend edhe emrin e agjentit portugez Jorge Mendes: “Ai nuk ka ndikim as mbi Ronaldon dhe as mbi Mourinhon. Këta të dy janë djem me ego të tmerrshme, të dy jo normal, trajneri dhe Ronaldo. Ata nuk e shohin realitetin sepse ne po flasim për shumë para në fushën e te drejtave të imazhit.”

Vetë Perez me anë të një deklarate në faqen e klubit të Real Madrid thotë se këto janë fjalë të shkëputura nga konteksti, të cilat publikohen me qëllimin për ta dëmtuar atë si kryesori i krijimit të Superligës Europiane. Ai shton se avokatët e tij do të hedhin në gjyq gazetën, por edhe gazetarin që i disponon këto përgjime.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?