Katalogu i publikuar nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore

Publikohen për herë të parë objektet e humbura të trashëgimisë

18 Maj 2018, 08:23| Përditesimi: 18 Maj 2018, 09:17

  • Share

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore  ka publikuar katalogun e objekteve të humbura të trashëgimsië në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht. “Është botimi i rradhës i përgatitur nga QKIPK. Me publikimin e këtij katalogu i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimisë kulturore të deklaruara të humbura nga institucionet publike, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishme të kuptohet se trashëgimia kulturore nuk mund të, dokumentohet, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkohore vetëm nga institucionet qendrore, pa një bashkëpunim sistematik me institucionet e specializuar shtetërore të trashëgimisë kulturore. kalimit të kufirit, etj. “ deklaron QKIPK.

Argumenti për domosdoshmërinë e albumit lidhet me faktin se vitet e tranzicionit në Shqipëri goditën rëndë institucionet e trashëgimisë kulturore e veçanërisht muzetë e Shqipërisë. Dëmtimet më të mëdha të objekteve të trashëgimisë kulturore, u evidentuan në vitin 1997, si pasojë e vjedhjeve masive dhe shkatërrimit të kulturore në Shqipëri, nga elemente me prirje kriminale, për të përtuar në dëm të vlerave të pasurisë kulturore, duke shfrytëzuar dhe situatën e rëndë të sigurisë, të krijuar gjatë atij viti. U shkatërrua dhe u grabit një pjesë e rrjetit muzeor kombëtar. 

“Shpesh herë i është vënë faji udhëtarëve të huaj, misioneve të huaja arkeologjike që shpesh herë cenuan trashëgiminë tonë kulturore, por të vetmit që e shkatërroi këtë pasuri kombëtare ishim vetë ne. Nëse humbim historinë tonë kemi humbur kulturën tonë, dhe kur humbim kulturën kemi humbur historinë por mbi të gjitha identitetin tonë. Nëse nuk e dokumentojmë e destinojmë drejt zhdukjes.



Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë. Që do të thotë në fakt se, veprat e artit dhe trashëgimia kulturore ka mbetur më në fund në duart e pronarëve të ligjshëm publikë apo privatë, për të dëshmuar të drejtat e kënaqësisë mbi artin, të bukurën dhe kapacitetet e arritura për të ruajtur me çdo kusht e çdo vend shenjat e qytetërimit tonë. Dhe misioni vazhdon..”, pohon dretoresha e qendrës Silva Breshani.  


 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?