Publikohen për herë të parë fotot e Kim Jong-un sëbashku me sozinë e tij. Dyshohet se ka disa…

7 Maj 2020, 16:18| Përditesimi: 7 Maj 2020, 16:24

  • Share

Kim Jong-Un është i parashikueshëm, aq sa ka bërë lëmsh të gjithë botën. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar pamje, ku ai shfaqet bashkë me sozinë e tij.

Madje ato pretedojnë se Kim shëtit gjithmonë me sozitë e tij, për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm.

Këto pamje janë filmuar që në 28 korrik të vitit 2017 dhe besohet se ky person përdoret nga diktatori i Koresë së Veriut në dalje të ndryshme publike. Që nga veshja, gjatësia, forma e kokës dhe gjithçka tjetër, ata duken njësoj.

Para pak ditësh, faqja e parë e gazetës së regjimit të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun ka botuar disa fotografi që tregojnë se Kim Jong Un, i cili pati humbur gjurmët për rreth njëzet ditë, mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të një fabrike plehrash në qytetin e Sunchon, 50 kilometra në veri të kryeqytetit Phenian.

Dhe megjithëse nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur versioni i mediave të regjimit, fotografitë e diktatorit mohojnë thashethemet e qarkulluara ditëve të fundit se Kim ishte në gjendje të rëndë, apo madje edhe kishte vdekur pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mungesa e gjatë e daljes në media dhe disa informacione ngritën spekulimet nga mediat aziatike se diktatori i Koresë së Veriut zhvilloi një operacion në zemër që shkoi keq, ndërsa dyshimet u shtuan më shumë kur Kina dërgoi një grup mjekësh në Korenë e Veriut.

Paraqitja e tij e fundit në publik e Kim ishte më 11 Prill, ditën kur ai drejtoi një mbledhje të Byrosë Politike të Partisë së Punëtorëve.

Mungesa e tij e paparë në festimet për Ditën e Diellit, më 15 Prill, një nga festat e mëdha kombëtare të Koresë së Veriut, nxiti spekulime dhe thashetheme për operacionin e dështuar, ku u përfshi edhe inteligjenca amerikane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?