Foto ilustruese

Kronikë

Publikohen datat, ja kur do të zhvilohen provimet e maturës për mbetësit

28 Korrik 2021, 11:02| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 11:30

  • Share

Ministria e Arsimit ka publikuar data e provimeve të Maturës Shtetërore, për nxënësit mbetës. Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator.

Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja është 2 orë e 30 minuta. Provimet do të zhvillohen duke zbatuar të gjitha masat anti-COVID, ku në çdo klasë nuk lejohen më shumë 10-15 maturantë.

Kujtojmë se maturantët u ngritën në protestë pas provimit të maturës, me pretendimin se ishte shumë i vështirë, duke kërkuar uljen  pikëzimit, kërkesë që u pranua nga Ministria e Rasimit.


Lajmi kryesor:

6 ditë kohë për të plotësuar listën me degët e tyre të preferuara për në Universitet, Kushi i uron suksese maturantëve: Kam besim në zgjedhjet tuaja


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?