Evis Kushi

Publikimi i provimit të Maturës për gjuhën e huaj, Kushi: Nuk cenon procesin, e njëjta dorë që i publikon

6 Qershor 2023, 12:03| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka dhënë një prononcim përsa i takon publikimit të tezës së provimit të Anglishtes në maturën shtetërore. Kushi thotë se pavarësisht publikimit të tezës procesi nuk është cenuar. Ministrja shprehet se teza ka dalë pasi nxënësit e arsimit para universitar ishin futur në provim.

Ndër të tjera ajo bëri me dije se mesa duket është e njëjta dorë që publikon tezat.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon. Pavarësisht se testi doli, nuk ka hyrë i zgjidhur tek maturantët, sepse provimi kishte filluar. Maturantët të jenë më të ndërgjegjshëm, ka shumë tentativa për të marrë celularët”- tha ajo

Kujtojmë se teza e provimit filloi të qarkullonte ne rrjet me zgjedhje alternative gjatë kohës që ishte duke u realizuar provimi, duke shkelur kështu edhe rregullore e MAS për provimet e maturës shtetërore 2023.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/06/2023 01:06

    Zonjeza Lulushe,procesi nuk cenohet kur asnje celular nuk lejohet te mbahet nga nxenesit gjate provimit.Dalja e tezes gjate provimit nuk eshte garanci se procesi nuk eshte prekur,sa kohe nxenesit mbajne celulare me vete.Por meqe behet fjale per ceshtje on-line,personi qe nxori tezen duhet gjetur ashtu sic u gjeten ata qe nxoren rrogat e telefonat e zyrtareve e duhet bere shembull, qe te tjeret te mendohen dy here para se te bejne /kodoshin kibernetik/.

    Përgjigju
  • Blendi: 06/06/2023 15:41

    Personalitet jeni zonja Ministre. E keni çuar arsimin në standartet bashkëkohore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?