PS-PD përplasen në distancë për protestën e 6 dhjetorit! Koçi: Anti-kombëtare! Boçi: Njohim të huajt me problemet reale

28 Nëntor 2022, 14:58| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 18:13

  • Share

Të ndarë jo vetëm për Ditën e Flamurit, por edhe 6 dhjetorin. Teksa vetë bëhen mikpritës të liderve europianë, socialistët akuzojnë opozitën si anti-kombëtare. Nga Fieri Petro Koçi tha se protesta ditën e Samitit, tregon investimin e saj kundër Bashkimit Europian.

“Aksion antishqiptar dhe nje investim kunder Bashkimit Europian. Berisha ka hesape personale jo vetem me institucionet shqiptare por dhe me perendimin , me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britanine por dhe Bashkimin Europian  dhe do  te deshmoje politiken e forces. Ne momentin kur Bashkimi Europian zbret ne Tirane , kryeqyteti yne kthehet ne qender  te politikes europiane dhe te protestosh ate dite eshte nje investim qe e cenon maredhenien e Shqiperise me Bashkimin Europian. Cifti Berisha - Meta eshte nje ftese per tu kthyer pas dhe jo ftese per ndryshim. Ata nuk jane nje alternative e re por ish- pushteti qe kerkon serish revansh”, thotë Petro Koçi.

Por nga Elbasani, deputeti Luçiano Boçi garantoi se PD nuk do të tërhiqet nga një protestë që sipas tij synon t’I tregojë problemet reale ndërkombëtarëve.

“Mosdhënia e lejës nga policia për protestën  e  6 dhjetorit, akt arbitrar dhe arrogance në raport të së drejtës për të protestuar”, tha  Luciano Boçi. Sipas Boçi protestat janë një mënyrë e mirë që ndërkombëtarët të mësojnë problemet reale të vendit tonë.

Protesta e thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë ditën kur në Tiranë zbresin krerët më të lartë të politikës europiane mori një ditë më parë, pas policisë edhe refuzimin e Bashkisë së Tiranës. Ai i sugjeron që protesta të zhvillohet në Sheshin Skënderbej.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?