Sport

PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea gjysmëfinalet e Champions League, jashtë Liverpool (VIDEO)

15 Prill 2021, 09:10| Përditesimi: 15 Prill 2021, 12:57

  • Share

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e tjera që sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League. Në fazën finale të kompeticionit do të përballet PSG ndaj Manchester Cityt dhe Real Madrid me Chelsean për të siguruar biletën për finalen e madhe të Stambollit. Real Madrid rezistoi mbrëmë në “Anfield Road” duke i marrë një barazim pa gola Liverpoolit dhe duke i eliminuar anglezët. Portieri Kurtua ishte heroi i spanjollëve që mbajti portën e paprekur dhe falë fitores 3-1 në çerekfinalen e parë avancoi ekipi specialist i  Championsit.

Në tentativën e pestë Pep Guardiola ia del që të shkojë në gjysmëfinalet e Champions me Manchester Cityn. Anglezët arritën një fitore fotokopje edhe në Gjermani me rezultatin 2-1 ndaj Dortmundit. Bellingham shënoi një gol të bukur dhe mbylli në avantazh pjesën e parë për verdhezinjtë por në pjesën e dytë City tregon gjithë potencialin dhe fillimisht barazon Mahrez me penallti e më pas Foden shënon golin e fitores. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do luhen më 27 e 28 prill dhe premtojnë spektakël./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozi: 18/04/2021 23:23

    Perfundimisht LA fitoje 3-2 loje shume e bukur dhe bukurine ja shtuan edhe tifozat e shumte

    Përgjigju
  • Tifozi: 18/04/2021 23:12

    E pa besueshme LA ne avantazh 3 - 2 me gjithe thirjeve te tifozave nje krah eshte i mbushur plot e per plot me tifoza te Majamit ndeshjet luhet ne Majami

    Përgjigju
  • Tifozi: 18/04/2021 23:01

    Majami ne avantazh 2. 1 loje fantastike stadjumi sic duket ka nje fare distancimi te tifozave tribuna eshte plot e per plot na kujtojne ndeshjet para dy viteve me daulle me THIRRJE me fishkellima tamam futboll oh jo Los Anxhelo sapo barazoje minuta e 72 Majami 2 LA 2

    Përgjigju
  • Tifozi: 18/04/2021 22:50

    LA barazoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?