Mbappe dhe Neymar

PSG rrezikon pezullimin në Europë, UEFA po heton blerjet e Neymar dhe Mbappe

11 Prill 2018, 19:22| Përditesimi: 11 Prill 2018, 19:24

  • Share

Çështja e blerjes së Neymar vijon të diskutohet akoma, kjo edhe për faktin se 222 milionë euro kanë vendosur një tjetër standart në merkaton europiane. Paris Saint-Germain duket se nuk do t’i përmbahet “Fair Play Financiar” pasi shifrat e sponsorshipit janë të zmadhuara, sipas Financial Times.

Marrëveshjet multi-milionështe për Neymar dhe Mbappe detyruan UEFA-n të hetojë financat e gjigantëve të Ligue 1, me rezultate shqetësuese për klubin. PSG thuhet të ketë ekzagjeruar më shumë sesa duhet të ardhurat e sponsorshipit dhe mund të përballet me pasojat.

Vetëm Neymar i ka kushtuar klubit një shumë rekord 222 milionë euro verën e kaluar. Ndërkohë, Parisi do të paguajë 180 milionë euro për Mbappe kur të përfundojë sezoni aktual dhe huazimi i tij nga Monaco.

Klubi është munduar me çdo mënyrë të rregullojë balancat në mënyrë që të mos ketë probleme me rregullat financiare të UEFA-s. Gjithsesi, një kontroll i financave të klubit se të ardhurat janë të ekzagjeruara për 250 milionë eurot e sponsorëve këtë sezon. Kjo gjetje mund t’i kushtojë shumë PSG, mbase një pezullim evropian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?