PSG pret rivalin, sot Lyon sfidon Bayern Mynih për biletën në finalen e Champions (VIDEO)

19 Gusht 2020, 10:17| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 10:27

  • Share

Sonte PSG-ja mëson edhe emrin e kundërshtarit në finale e Cahmpions  që do të dalë nga gjysmëfinalja e dytë Lyon-Bayern Mynih. Do të kemi një derbi me Lyon apo do të jenë bavarezët kjo do të mësohet sonte në ndeshjen që nis në orën 21:00.

Trajneri i Lyon Garcia thotë se Bayerni nuk ka pika të dobëta por ekipi i tij do të provojë surprizën ndërsa Hansi Flick timonieri i ekipit gjerman kërkon kujdes dhe sqaron se për të mposhtur Lyon duhet dhënë maksimumi.

Skaudrat janë të plota sa i përket formacioneve dhe do luajnë me më të mirët. Bayerni kërkon tripletën këtë sezon dhe Championsin e gjashtë. Finalja e Champions do luhet më 23 gusht në Lisbonë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?