Lionel Messi

PSG 'hakmerret' kundër Leo Messit, francezët injorojnë sulmuesin në 'Parc de Princes'

10 Janar 2023, 18:10
  • Share

PSG luan nesër me Angers për javën e 18-të në Ligue I. Në 21:00 tifozët vendas do kenë mundësi të shohin për herë të parë Lionel Messin pas triumfit në Kupën e Botës. Për tifozët ka gëzim dhe zhgënjim, pasi lojtari më i mirë i tyre mundi Francën në finalen e "Katar 2022".

"Le Parisiene" në Francë bën me dije se PSG ka vendosur të mos bëjë pritje feste për Leo Messin nesër në "Parc de Princes" pas titullit të tij kampion bote. Një lloj "hakmarrje" kjo për yllin e Argjentinës që në finale mundi pikërisht Francën.

Kujtojmë se thuajse të gjithë lojtarëve të Argjentinës në klubet respektive iu be një lloj pritje pas triumfit në Kupën e Botës, teksa PSG është kursyer për Messin, kjo për shkakun e thjeshtë se "Pleshti" luan në Francë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?