PSG e nis mbarë vitin 2024, fiton Superkupën e Francës kundër Toulouse (VIDEO)

4 Janar, 10:06| Përditesimi: 4 Janar, 15:31

  • Share

PSG fitoi 2-0 kundër Toulouse dhe siguroi trofeun e Superkupës së Francës. Në "Parkun e Princave", djemtë e Luis Enriques ishin dominues dhe këtë e treguan shumë shpejt.

Vetëm pas tre minutave lojë Lee Kang gjeti golin e parë të ndeshjes, duke kaluar kampionët e Francës në avantazh. Më pas ishte Mbappe që bëri 'lëmsh' mbrojtjen mike dhe gjeti golin e dytë në fundin e pjesës së parë, duke i dërguar të tijtë të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte pa histori, me PSG-në që nis mbarë vitin 2024 dhe siguron trofeun e 12 të Superkupës në histori.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?