Foto nga video, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë

Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

17 Qershor 2023, 11:57| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 12:07

  • Share

Dje rrjeti ziente e shkumëzonte: flitej, përflitej e stërflitej skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit. Rrallë rastis të ndeshësh të tillë rrëmet. Në një kuptim gjithçka është e justifikuar. Ta kthejë biri i botës zyrën e shtetit në bordello dhe të gjithë këtë të mos e dëgjosh a lexosh, po ta shohësh sikur të ishe i pranishëm, doemos që është sensasion nga ata që rrallë ke fatin, a më saktë taksiratin t’i shohësh.

Duke ia lejuar vetes që, në vrullin e parë të bashkohesh me rrëmetin e sharjeve, përqeshjeve dhe ngërdheshjeve për këtë akt të shemtuar, disa çaste me vonë, kur esëllohesh dhe reagimi masiv fillon e kthehet në zhurmë bezdisëse, nis e pyet veten:  nga buron gjithë ky interes? Më tej akoma mund të pyesësh: pse skandalet korruptive me miliona të vjedhura e të shpërdoruara nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

Po të nisesh nga interesi publik, skandelet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual. Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj. etj., kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një një person i vetëm.

Pse kur dhunohemi të gjithë në radhë reagojmë më pak sesa kur përdhunohet një person i vetëm? Është kjo një anomali apo diçka e përligjur? Mbase na bën më mirë të mendojmë e të diskutojmë gjëra të tilla sesa të ekzaltohemi a, larg qoftë, të eksitohemi me video seks.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 17/06/2023 17:23

    Sepse populli shqiptar është i frustruar seksualisht! Nuk i sheh shefat sa emërohen në detyrë duan të zënë dashnore sepse gjithë jetën nuk kanë mundur t'a realizojnë këtë ëndërr, bile edhe gruan jua ka gjetur babai!!

    Përgjigju
  • erion: 17/06/2023 17:23

    Pse nuk shkruan per Arlind Gjokutajn o z.çapajev?! Apo e ke tendin! Dhe atij i jane vene byrzylyqet ne zyre per nje veper penale shume me te rende se kjo. Gjithe rilindja eshte llumnaje ne keto aspekte. Rama eshte modeli i tyte dhe gjithe te tjeret jane minirama qe po e **jne kete popull perdite perpara dhe sidomos mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?