Pse s’ka pasur qëndrim Shqipëria për bandat në veri, Rama: S’kam hapur parti politike në Kosovë! Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, s’është thikë pas shpine

6 Korrik 2023, 21:11| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 21:18

  • Share

1688670026_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë në një media të Kosovës për situatën në veri dhe marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë por edhe për refuzimin e kryeministrit Kurti për t’a takuar. Rama thotë se anulimi i mbledhjeve të dy qeverive nuk ka qenë thikë pas shpine, përkundrazi sipas tij është shtrirja e dorës në një situatë ku duhet të kenë me tepër komunikim.

“Ne i nënshkruam të gjitha marrëveshjet, si kishim nënshkruar se nuk bëmë mbledhjen. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish të mos mbahet në kushtet kur ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar. Është e kundërta e thikës, është shtrirja e dorës në një situatë ku duam që të flasim më shumë me njëri-tjetrin.”- thotë Rama.

Pyetje: Pse nuk ka mbajtur Shqipëria qëndrim për bandat në veri?

“Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër.

Ky është interpretim i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.”- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?