Sali Berisha

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e PD me bisht ndër shalë

14 Dhjetor 2021, 09:09| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 09:16

  • Share

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë ?

Pse  nuk i  mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.

Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?

E dini pse?

Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.

Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?

Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?

Sipas të  dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?

E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.

Ke humbur Sali; kurse  Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!

Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?

Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.

Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?

Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.

Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?

Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.

Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?