Foto ilustruese

Kreshnik Spahiu: Pse po emigrojnë miliona italianë larg atdheut?

2 Dhjetor 2022, 16:49| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 17:03

  • Share

Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur.

2.7 milion italian kanë emigruar jashtë vendit vetëm dekadën e fundit.

Italia perla e Evropës, gadishulli i parajsës mesdhetare që josh gjithë planetin me klimën, turizmin, gastronominë, kulturën, historinë, agro-turizmin, stilin e veshjeve dhe jetën sociale, po braktiset çdo ditë nga rinia italiane.

Ndryshe nga çdo vend Evropian, ekonomia italiane ka shënuar rënie dhe mesatarja e pagave ka një ulje -3% krahasuar me vitin 1990. Pra italianët jetojnë më keq se 30 vite më parë dhe shumë më keq se kur paraja e tyre ishte lireta.

Ndërkohë që të ardhurat dhe pagat në Itali shënojnë ulje drastike në raport me rritjen e vendeve të tjera Europiane:

Gjermania + 33%

Zvicëra + 63%

Danimarka + 39%

Finlanda + 32%

Franca + 29%

Belgjika + 25%

Portugalia + 14%

Spanja + 6%

Studimi më i fundit zyrtar i statistikave në Itali provon se miliona italian kanë braktisur atdheun e tyre për arsye punësimi dhe studimi:

- 66% për arsye punësimi

- 20% për arsye studimi

- 14 % për arsye të tjera

Nga Italia po largohet pjesa më vitale dhe rinia:

Prej afro 6 milion emigrantë: 1.2 milionë janë nga 18-32 vjeç. Ndërkohë 55% e emigrantëve janë meshkuj dhe 45% femra.

Shumica e emigrantëve italianë shprehen se duan të provojnë një eksperiencë të re, suke ndryshuar vendin e punës, shtetin, qytetin dhe duan të realizojnë një jetë ndryshe por në thelb mbeten arsyet ekonomike dhe financiare.

Italianët kanë emigruar gjithmonë. E megjithatë, fenomeni nuk është vetëm pjesë e qarkullimit të njerëzve, ideve dhe aftësive në një botë të ndërlidhur. Sipas statistikave 38% e shtetasve italianë e kanë provuar një herë në jetë emigracionin, ndërsa pjesa tjetër 62% nuk ka jetuar dhe punuar asnjë herë jashtë.

Italianët janë të bindur se në emigracion fitohet më shumë:

- 85% mendojnë se emigrant fitohet më shumë

- 11 nuk janë të sigurt po ose jo

- 4% mendojnë që jashtë Italisë fitohet pak

Italia, gadishulli ëndrrave për të huajt, nuk i lumturon më italianët.

A është një iluzion apo tendence e shekullit të 21?

Cili do jetë fundi i këtij fenomeni?

A do shkatërrohet Bashkimi Europian nga lëvizja e pa kontrolluar?

Shprehja: “Guri rënd, në vend të vet” me sa duket i përket të shkuarës.

Brezi i ri ka një koncept tjetër dhe ndryshe nga ne. Ata kanë bindjen se: “Atdheu im është atje ku vlerësohem dhe paguhem më shumë”

Addio Italia, Albania, Croatia, Kosova, Ruamania……

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 02/12/2022 17:54

    Po Niku. M'raft pika qe nga shoqnia me gjermonet para i jave, tu kput shpirti per Italine dhe largimin masiv e rinie italane. Por sidomos kjo fjalia e fundit te shtang: ikin ku vleresohen me shume. Medemek zotrote t'vlersolan me shume ne Ramistan dmth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?