Pse PD-ja nuk bashkon ekspertët me qeverinë kundër koronavirusit? Ja si përgjigjet Basha

11 Mars 2020, 17:37| Përditesimi: 11 Mars 2020, 17:52

  • Share

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Elis Memelli se përse nuk i çon ekspertët te grupi i punës për të punuar së bashku me qeverinë për të përballuar këtë situatë, Lulzim Basha u shpreh se "Pse nuk shkon ta bësh raportin jo në televizionin tënd, por të zonjës, po të ketë një televizion, nuk ka transparencë. Kanë ata, pse janë qeveri ata, buxhetin? Që t'u përgjigjen qytetarëve. Pyetja është a po bëjnë ata punën e tyre. Qëllimi është i njëjtë" tha ai.

"Ne jemi një shoqëri e vuajtur nga komunizmi dhe paradigmat e komunizmit. Të bëhet detyrën nuk do të thotë të ndahesh politikisht. Qeveria ka detyrë të marrë masat, opozita ka për detyrë transparencën. Kem qenë në krye të detyrës që na ka ngarkuar populli, nuk po bëjmë politikë, por është detyra jonë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjshmëri. Nuk është për fushatë, opozita kërkesat po i bën në emër të të gjithë shqiptarëve. Edhe propozimet bëhen për të gjitha kategoritë" tha ai.


Lajmi kryesor:

Nga taksat, te kreditë e rishikimi i buxhetit/ Basha propozon planin e masave: Qeveria të blejë pajisjet që nxjerrin përgjigjet për 45' për koronavirusin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?