Lulzim Basha

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?

6 Gusht 2020, 17:24| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 17:27

  • Share

Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do mund ta ndryshoni Kushtetutën. Kjo është barcaleta që këto kohë qesh çdo kush në tavolina, sa herë që Zoti Luli kërcënon që diçka nuk do ndodh.

Po, u betua Luli, gjithmonë ndodh e kundërta.

Kushtetuta ka 7 ditë që është ndryshuar dhe opozita nuk ka nxjerr dot as 7 veta në protesta.Por a e dini pse ajo nuk doli në shesh për të kundërshtuar:

- sepse ajo nuk ka më asnjë bashki nën kontroll, me paratë dhe punonjësit e së cilave mbushte sheshet. Bashkia e Kamzës, Lezhës, Vorës, Shkodrës, Tropojës, Kuksit, etj nuk drejtohen nga kryetar demokrat që të mbushin autobusët me stafin e bashkive dhe ti nisin ata me sufllaqe drejt Tiranës.
- sepse dega e Partisë Demokratike për Tiranën është inegzistente
- sepse opozita u përpoq të protestoj për Teatrin dhe nuk mblodhi as 500 veta
- sepse protesta e fundit e opozitës ka qenë në 30 qershor 2019 dhe ka më shumë se 1 vit pa protesta
- sepse askush nuk beson më Lulzim Bashën që mund filloj një kauzë dhe nuk e tradhton rrugës
- sepse as ndërkombëtarët nuk mbështesin protestat me lider të korruptuar dhe në mënyrë të dhunshme
- sepse Kushtetuta u ndryshua por u me lista të hapura i miratua dhe opozita nuk mund protestoj kundër popullit i cili kërkon të zgjedh deputetë dhe jo ti emëroj kryetari.
- sepse nga ndryshmet kushtetuese nuk doli ajo çfarë gënjeu Zoti Luli, që koalicionet nuk do lejoheshin. Përkundrazi, koalicionet do lejohen si në gjithë Evropën me një listë unike
- sepse opozita është e përçarë nga kjo kauzë pasi LSI përfiton 40 emra në listën unike prej 140 kandidat të opozitës,
- sepse Partia Demokratike nuk ka moral të kundërshtoj ndryshimet kushtetuese të njëanshme pasi ajo i ndryshoj me Berishën sistemin zgjedhore për 24 orë në 2008 duke detyruar Ilir Metën dhe 20 deputet opozitës atëhershme të bllokoj parlamentin me grevë urie.
- sepse në thelb Monika dhe Iliri janë dakord me ndryshimit Kushtetuese sepse do përfitojnë dyfishin e PD.

Opozita sot është e ndëshkuar të vuaj të njëjtën arrogancë pushteti me të cilën ajo u soll 10 vjet më parë. Nëse e gris kushtetutën për interesat e kryetarit, atëherë do paguash të njëjtin haraç. 10 vjet më parë Berisha ndryshoi sistemin zgjedhore dhe Kushtetutën sepse i plasi Gërdeci. Sot Partia Demokratike duhet të duroj ndryshimet kushtetuese jo se plasi depo në Bejrut por sepse duhet duroj formulën e “Gërdecit” koalicioneve ku sipas ligjit dhe rezultatit zgjedhjeve 2017, nga lista me 140 deputet, do i duhet 65 emra ti marr nga “Opozita e Bashkuar”, pavarësisht se Luli po nxiton të publikoj 2000 propozime pa përmendur asnjë emër apo kandidat aleatësh.

Në fund do i plasi “Gërdeci” kur:
- Komisioni Nishani, Rruli, Mustafaj do u duhet që gjysmën e listës ta qethin për aleatët e koalicionit.
- Kur 1940 emra të propozuar nga baza ta shohin veten në koshin e plehrave të SHQUP sepse do u duhet t'u ndërrohen emrat me gjimnazisteve që vendos Monika në lista.

Duroni dhe pak muaj, dhe zhurma e shpërthimit të listave do jetë më shurdhuese se Gërdeci apo Bejruti. Prandaj, askush nuk mendon të protestoj se jo vetëm që nuk u shkon askush prapa, por mund të ndodh të shqyhen për listat që tek “Ura e Lanës”, pa mbërritur turma tek Kryeministria.

Duroni 8 muaj, dhe do i dëgjoni krismat....

Komento

Komente

  • RAPATUSHI: 13/08/2020 16:56

    NARD NDOKA BURR I RRALL VETËM MAGJAR NARD NDOKA DUHET BO KRYEMINISTËR. E SHQIPTARËT DO HAN ME LUG FLORIRI.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/08/2020 18:11

    Vetem ti or Kreshniku i KLD mblidhje numer rekord protestuesish prej 100 vetash

    Përgjigju
    • Vicifoli: 06/08/2020 22:34

      Rrnofte Nard Noka Kryeministri i dihur per Shqiprin

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?