Dy rrugë ka Rithemelimi për deputetin Ervin Salianji. “Ose radikalizim në parlament ose ta diversikojmë aksionin”, tha ai në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ndryshe mendon gazetari Arbër Hitaj i cili u shpreh se opozita duhet të kishte një qasje normaliteti me grupin e Lulzim Bashës për hir të kauzës nisur edhe nga rasti i fundit i kërkesës për interpelancë me Ramën për deklaratat e Arben Ahmetajt.
Abër Hitaj: Shoh me shqetësim mungesën e një ure bashkëpunimi mes deputetëve të Rithemelimit me PD-së zyrtare. Sot duhet të kishte një unifikim sepse u kërkua interpelancë nga Pd zyrtare me Ramën për dëshminë e Ahmetajt. Nëse do kishte njëlloj uniteti, urë komunikimi do ishte mirë, sepse sot ishte dhe në interes të Rithemelimit.
Ervin Salianji: Rama të dalë në konferencë... Të dalë e të thotë unë po jap dorëheqjen. Pavarësisht se për mua Ahmetaj s’mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë përderisa nuk pranon krimet e veta.
Arbër Hitaj: Kjo mënyrë nuk funksionon, juve ju heq një mënyrë për t'u ballafaquar. Pse nuk tentoni një normalitet për kauzën tuaj.
Ervin Salianji: Ne dhe grupi parlamentar i opozitës ose duhet ta radikalizojë më tej aksionin në parlament ose ta diversifikojë në forma të tjera. Parlamenti duhet të hyjë në hullitë e Kushtetutës.
Lajmi kryesor:
Kaosi brenda e jashtë parlamentit, Salianji: Ka rënë kolona e demokracisë! Basha e Berisha s'na sjellin fitore! Inkurajojmë SPAK-un të bëjë punën
B.K//ReportTv.al