Kryeministri Rama

Humbën Kavajën/ Rama i kërkoi llogari, pse s'u bë analizë? Deputeti Xhafaj: E dimë kush është 'tradhtari'! Detaje të tjera nga Asambleja e PS

12 Shkurt, 11:12| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:48

  • Share

Tirane- Report Tv e shqiptarja.com zbulon pjesë të tjera të diskutimeve në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Mësohet se minsitrja e Shëndetësisë Albana Koçiu kur ka marrë fjalën është shprehur se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

“E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” ka thënë Rama mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Raziela Myslimaj

Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën duke u justifikuar: Ne kemi bërë një analizë por nuk është bërë përfundimtare përsakohë njerëzit presin të gjejnë cili ka qenë përgjejgësi ‘apo tradhtrari’ që na ka cuar në humbje. Ne e kemi gjetur kush ka qenë ‘përgjegjësi’ apo ‘tradhtari’ por nuk mund ta themi në këto momente.

Dje u mësua se Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së i qarkut të Tiranës, Erjon Veliajt dhe Xhafës të identifikojnës emrat e drejtuesve socialistë në bazë që kanë pasur performancën më të ulët.

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjati 5 orë me dyer të mbyllura dhe mes kritikash socialistët miratuan dje planin e veprimit për një fitore shembullore në 2025.

Ora 13:52
“Bën takime me 5 vetë, fut dhe foton e Ismail Qemalit dhe e raporton sikur ishin 15”, cili është deputeti i PS që Rama e ironizoi gjatë Asamblesë

1707647504_edirama.jpg

Gjatë mbledhjes 5 orëshe me dyer të mbyllura llogaridhënie rigoroze në Asamblenë Socialiste, Rama ka kërkuar raportim real të asaj çfarë ndodh në terren .mbi organizimin e partisë. Secili prej drejtuesve politikë të qarqeve kanë bërë raportim.  

Mediat kanë zbuluar dhe ndërhyrjet e Ramës pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj.

Rama me një ironi therëse e cila ishte edhe një mesazh në fakt,  për punën e PS në qarkun e Vlorës ku është zgjedhur deputet, i ka tërhequr vëmendjen Tahirajt.

“Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS” ka thënë Edi Rama.

Kaq është dashur që kjo batutë e Ramës të prodhojë të qeshura në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në atë që mund të konsiderohet “një provim” me notë jo plotësisht kaluese ndaj performancës të Organizatave Socialiste në bazë, shkruan top channel.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Militanti: 12/02/2024 23:24

    Jo vetem Andueli por edhe Vilma e shkaterruan besimin e vlonjateve

    Përgjigju
  • Ali Asllani.: 12/02/2024 23:13

    Rama filloi me diversion dhe frike ne Ps per te treguar qe ja pse Vlora ska ecur mire sepse kemi Anduelra dhe mutra te tjere si Andueli qe punet shkojne keq. Nuk eshte vetem ai muti qe del me 5 vete dhe ismailin 6, jane te gjithe ne PS e Vlores. Kjo histori behet per tu hedhur hi syve Vlonjatve njesoj si eshte ber me Kr.Bashkise qe hiq nje mut dhe vi nje bajg,e njejta gje do behet dhe me zgjedhjet e 2025 do ikin keta mutra qe jane tani e do vendosin mutrat e tjere per ti zevendesuar me mutrat e tjere ne 2029. Thjesht HISTORI SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Meno: 12/02/2024 19:42

    Dihet ke ka cerra Andueli ben intriga qosheve te lokaleve dhe u premton qe do i bej drejtora te gjithe

    Përgjigju
    • O Meno: 12/02/2024 21:29

      Hahahah e forte kjo po ai eshte si maç I zi per vete u be ai per çerra.?!

  • Maks: 12/02/2024 14:57

    Besoj qe shqiptaret votat qe do vijn per te votuar PS dhe PD e lsi duhet ti tregojn vendit Keto tre parti meritojn te zhduken nga faqa e dheut per menxyrat qe i kan bere b Vendit keto 34 vjete

    Përgjigju
  • Patronazhisti Doganier: 12/02/2024 14:04

    Dal me propozimin qe tradhetarin ta denojme me pushkatim dhe familja deri te breza 3 te dergohet per pune te detyruar ne Bulqize!!! Rrobt kuti ti keni o sekti PS PD LSI & CO! Vend varri mos gjefshit ne Token shqiptare ju qe detyruat Shqiptaret te ikin nga syt kembet!!!

    Përgjigju
  • Shqip: 12/02/2024 13:09

    Besoj qe PS fiton zgjedhjet me 98.7 %. Nje arritje e jashzakonshme nga nje pune e jashtzakoshme nga kjo organizate , Lakmi do e kishte dhe Mafia

    Përgjigju
  • Xhafaj: 12/02/2024 12:45

    Komplet sistem komunist ! E dime kush eshte tradhetari do ta zhdukim armikun e klases Ktu ne kavaje ka grup armiqsor e kemi zbuluar .. hahaha Ja te shohim ne zgjedhjet e 2025 kushedi sa kriminele do perfshihen Dhe sa do shtohen, urojme sa me pak vrasje e deme????????

    Përgjigju
    • valmir: 13/02/2024 11:26

      jubesojme

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?