Lulzim Basha

Pse nuk i bën publike Lulzim Basha, sondazhet që e nxjerrin të gjitha fitues?

29 Dhjetor 2020, 10:40| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 10:44

  • Share

Të gjitha sondazhet e organizuara deri më tani, Lulzim Bashën e nxjerrin humbës edhe më 25 prill.

Madje, një prej tyre, nxirrte se shumica e të pyeturve, në vend që të ishin të pakënaqur me Qeverinë, ishin më shumë të pakënaqur me opozitën e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit.

Por, vetë Basha deklaroi një ditë më parë se PD dhe opozita është fituese me çdo lloj sondazhi ndaj Edi Ramës.

Basha tha se PD është fituese sipas sondazheve edhe tani që po flasim dhe se sfidën PD nuk e ka më me Edi Ramën, por me qytetarët.

“Nuk kam ardhur këtu të komentoj sondazhet.

Partia Demokratike është në kuotat më të larta të 11 viteve të fundit dhe opozita e bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit që në këtë moment.

Kemi edhe sondazhe të tjerë.

Është sondazhi i largimit masiv të shqiptarëve

Por ne sfidën nuk e kemi me Edi Ramën, por me qytetarët.

Nëser zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër, Edi Rama është i larguar”, tha Basha.

Nuk dihet në fakt, se kujt sondazhi i referohet Basha, sepse nëse sondazhet e nxjerrin fitues, ai do të ishte i pari që do t’i interesonte të publikoheshin, pasi do të rriste besimin tek mbështetësit e vet.

Ndoshta Basha i referohet sondazheve që bën në Facebook Sali Berisha, me militantët e PD-së.

Po ato të nxjerrin fitues në Facebook-un e Berishës, jo në zgjedhje./ Gazeta Tema

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?