Pse Mjeda nuk u dënua njësoj
si Fishta nga regjimi komunist

25 Mars 2016, 07:45| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Konferenca e tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve e vitit 1949 do të trajtonte imtësisht gjithë historinë e letërsisë shqipe nga fillesat e saj deri në atë kohë. Mes tezave që përgatiteshin për tu mbajtur në këtë konferencë në prill-maj të 1949-ës është edhe një studim i përgatitur nga Gjovalin Luka për Historinë e letërsisë shqipe nga fillesat deri në vitet e para të realizmit socialist.

Një dosje voluminoze me materiale të kësaj konference ruhet në AQSH dhe lexuesi ynë është njohur me një pjesë të këtyre materialeve nga botimet tona të muajve të fundit. Materiali i fundit që u botua nga kjo dosje ishte ai mbi Gjergj Fishtën, analizën e veprës së tij dhe arsyet pse regjimi komunist e dënonte dhe e quante atë vepër “shoviniste”.

Në vijim të botimit të këtyre dokumenteve sjellim sot dhe për ta vijuar edhe në numrin vijues një material kushtuar autorit Ndre Mjeda dhe veprës së tij. Si e shihte regjimi komunist këtë autor? Pse Mjeda, edhe si një prej autorëve katolik të Shkodrës nuk u pa me të njëjtën lupë sikurse Fishta? Analiza e më poshtme zbardh shumë pikpyetje mbi raportet e regjimti me këtë autor të shquar të letërsisë shqipe. Më poshtë sjellim pjesën e parë të studimit mbi Mjedën përgatitur si një prej tezave që do të diskutoheshin në konferencën e III-të të Lidhjes së shkrimtarëve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?