Foto ilustruese

Kronikë

‘Pse më sheh’, plagosi me armë zjarri bashkëmoshatarin, arrestohet 34-vjeçari në Kavajë

4 Nëntor 2021, 09:48| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 09:54

  • Share

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi pak muaj më parë ka plagosur me armë zjarri Shkëlzen Shehun. Në pranga është vënë Emiljano Sina, për të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përplasja me armë ndodhi më 14.04.2021 në Kavajë dhe konflikti erdhi pas një debati të çastit për motive banale të tipit “pse më sheh”. Shkëlzen Shehu mbeti i plagosur në këmbë.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?