Pse me Berishën, dhe jo me të ardhmen?

15 Nëntor 2023, 21:55| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 21:57

  • Share

Po humbasim kaq shumë kohë duke u marrë me Berishën dhe të vetët, sa që po harrojmë të merremi me të ardhmen tonë. Media, njerëzit në rrugë, kafene, pensionistët stolave dhe trotuareve, madje dhe të rinjtë, shpesh i dëgjon tek flasin me njëri-tjetrin për “Berishën, klubin “Partizani”, Gerdecin, 21 Janarin”, etj.

Duket sikur gjithë shoqeria e ka mëndjen tek Berisha, Bardhi, Lulzimi, dhe aspak tek problematikat e ditës, jetës, familjes. Duket sikur kanë harruar familjet, të ardhmen e fëmijëve, duke u marrë me “Asgjënë”. Kjo ka në fakt 32 vjet që ndodh me ne si shoqeri. Mungesa e marrjes me punët tua dhe fatin e familjes, apo dhe hallet personale, i shtyn shqiptarët të merren me politikën, politikanët, fatin dhe jetët e tyre, si askund vend tjeter në botë. Edhe fëmija 5 vjeçar, di kush është Berisha, Bardhi, Basha, Muli, PD, PS, madje di edhe emrat e ministrave.

Pse xhanëm të merremi me punët e drejtësisë. Shpesh, ose gati çdo ditë dëgjon biseda “sa do të dënohet Berisha, po Ahmetaj, sa do të dënohet Malltezi, po Safet Gjici”, thua se këta janë problemi i tyre. Ajo që ndodh me shqiptaret, nuk ndodh kurrë me italianët, gjermanët, francezët, zviceranët, apo amerikanët. Mungesa e punës, mungesa e mbushjes së kohës me zbavitje të tjera apo dhe hallet e familjes, i shtyn shqiptarët drejt kuriozitetit ekstrem. Eshtë absurde, të merresh me fatin e Berishës, Malltezit, Ahmetajt etjjj, dhe të mos merresh me të ardhmen e djalit, vajzës, shkollimin, sjelljet dhe edukimin e tyre, apo dhe të tjera probleme që ka sot familja.

Ka prej tyre, që parësore kanë “lajmin e fundit”, blerjen e gazetës (jemi i vetmi popull që pa vajtur ora 07.00 kemi blerë edhe gazetën e fundit në treg) dhe leximin e portaleve për ndonjë “arrestim politikani apo kryebashkiaku” apo për “ecurinë e SPAK-ut lidhur me Berishën”, por jo duke u marrë me të ardhmen e tyre. Politika i ka “injektuar” shqiptarëve mendësinë e gabuar. Dhe më e keqja është se, avazi vazhdon dhe u transmetohet brezave. Çfarë bën gjyshi bën babai, çfarë bën babai bën i biri, dhe gjithçka shkon si një monotoni e frikshme. Askush nuk merret (madje edhe të papunët rrugëve merren me fatin e Berishës dhe punët e SPAK-ut) me punët e tij, por me hallet dhe të ardhmen e tjetrit.

Vetëm tek ne, ndodh që njerëzit në shumicën e tyre të merren me prokurorët, gjyqtarët, kryetarët e bashkive, drejtorët e policive, ministrat, kryeministrin, OSBE-në, BE-në dhe OKB-në, por jo me të ardhmen e tyre. Kjo natyrisht është alarmuese, për një shoqeri që kërkon të thellojë emancipimin social, mendor, kultoror, por që në fakt ka mbetur “rob” i thashethemnajave të politikës. Askush nuk mund ta mohojë këtë realitet sot.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi Rama: 16/11/2023 12:43

    Merremi me berishen qe te fitojme zgjedhje ne 2025.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?