Pika e zezë

Pse Lulzim Basha i drejtohet bashkëshortes me ''Kjo'' dhe lajkat ekstreme për Ardit Gjebrenë dhe anasjelltas

19 Prill 2021, 11:36| Përditesimi: 19 Prill 2021, 11:46

  • Share

Intervistat e shtirura të Ardit Gjebresë kanë bërë histori në televizionin shqiptar të tranzicionit, sic ishte ajo me vrasësin e dyfishtë të nënë e bijë, Marjan Rrokun, para të cilit Ardit Gjebrea u përlot, duke treguar një pandjeshmëri skandaloze ndaj dy grave të vrara nga ish-Shikasi i dënuar përjetë.  

Po kaq e shtirur ishte dhe intervista që ky intervistues bëri dhe me çiftin Lulzim dhe Aurela Basha këtë të diel, në emisionin e tij. E para që bëri përshtypje ishte servilizmi i tejskajshëm i Ardit Gjebresë ndaj çiftit. E dyta, për disa herë Lulzim Basha, kur fliste për bashkëshorten i drejtohej me Kjo! një formë aspak e mirësjellshme ndaj bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve.  

E megjithatë Basha nuk “harronte” të ishte i sjellshëm me Ardit Gjebrenë. Mes këngëve më të preferuara të çiftit Lulzim-Aurela, kishin futur edhe një këngë të intervistuesit, të cilën Basha e konsideroi edhe më të bukur se shumë himne. E kotë të themi përuljen dhe falenderimet e Gjebresë, i cili u suprizua nga ky lavdërim më shumë se çifti Basha nga lavdërimet e Gjebresë. Kështu është kur një politikan pranon të intervistohet nga një këngëtar. Nëse keni stomak të fortë, këtë intervistë “të qurravitur” me komplimenta, lajka e lavdërime mund ta gjeni si në yuotube dhe në faqen FB të liderit të opozitës që kërkon të vijë në pushtet.  

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 19/04/2021 16:38

    ARDITI NJE P...I PESHTIR NJE ZAGAR QE REND MBRAPA PARAS PA ASNJE MORAL DHE LLOGJIK NJERZORE

    Përgjigju
  • mjeranet e shkrete: 19/04/2021 16:03

    ardit gjeburui, nje cope idiot qe vetem jargavitet dhe shurravitet para çdo idioti tjeter qe i duket me i madh se vetja. Dykembesha pa piken e moralit dhe personalitetit. Edhe nje morr ka me shume dinjitet...

    Përgjigju
  • Like: 19/04/2021 12:44

    Epo kur u be dhe ditka gazetar politikane mos ngelte njeri pa u marre me politike. Ditkes nuk i takon duke ditur sesi ka perfituar nga sistemi gjithe kohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?