Luljeta Bozo

Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!

5 Mars 2021, 14:50| Përditesimi: 5 Mars 2021, 14:52

  • Share

Ça faji ka Luljeta me Najaden?

Po pse versuleni si qente e eger mbi Luljeten dhe Najaden?! Ato ishin ne pune te tyre, te nderuara e te respektuara, aq sa vlejne ne kete vend keto fjale.

Dhane per vendin me gjithe forcen e kapacitetin e tyre. I ftuan si kandidate per deputete. Pranuan. Kush nuk do pranonte?! Dhe pse te mos pranonin?! Cfare te keqe ka ketu?!

Parlament me injorante nuk duam besoj, tani as me intelektuale nuk e duam?!

Po pse nuk i versuleni Bashes p.sh qe nuk i shkoi ne mendje te ftonte Luljeten?

Po kater muaj rresht beri dava me aleatet per vendet ne liste. Apo ky debati se ca vendi do kete X i partise me 1 mije votues, ka rendesi kombetare.

Madje nese Rama ben te tilla xhonglime, qe te gjejne te papergatitur ndonjehere, Basha as mundohet fare, as e vret mendjen hic, te hijeshoje sadopak listen me emra qe nuk te japin bezdi.

Te zgjoje kuriozitet. Te bejne te flasin per listen dhe zgjedhjet e tij. Nuk di pse jam i sigurte se me shume duartrokitje do merrte nese ftonte ne kandidim, Brryli Broduej, apo ndonje nga cunat e Ngop TV, se sa kedo nga ata qe i shpalli si listen e shekullit.

Pse nuk i vajti mendja, meqe do ndryshimin, te bente pjese grupin e studenteve qe ishin ne krye te protestave para dy vitesh? Pse nuk i vete mendja qe influencuesit e rrjetit, ne vend te bejne vetem sarkastikun, t’i ftoje te ndertojne nje fushate pozitiviste per Bashen dhe PD ne keto dy muaj?

Ata e njohin Shqiperine dhe mentalitetin me mire se kushdo kompani e kontraktuar. Pse nuk i vete ne mendje qe te mos promovoje vetem ata qe ikin te pakenaqur nga Rama, por edhe artiste a sportiste te suksesshem dhe me influence?

I ftoi Rama per pushtetin?! Rama sot, tani, nese eshte i sigurte se do i sillte vota, ftonte edhe Djallin dhe do ta vishte me te bardha. Basha do e bente? Prandaj lereni Luljeten dhe Najaden.

Mund t’i quani si te doni, ndac ushtare, ndac kaptere, ndac togere, vetem te pamendta nuk ka se si. Dhe kjo eshte me e rendesishme.

Kur te dalin “te japin” mend ne foltore, nese zgjidhen, do t’i degjojme, nuk do te qeshim me to.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 05/03/2021 19:30

    Kujt i kerkoni te len rehat dhe ne punen e tyre dy zonjat , qe deshirojne te kandidojne per partine --programin -- qe deshirojne keto zonja . Keto , jane ne te drejten e tyre , dhe mir bejne . Kerkohet nga ju ; te lihen rehat zonjat , po , pikerisht kush i trazon --nese dini mund te na e thoni -- , ndryshe , dishojme per nje nderhyrje djallezore te politikes . Nuk mund te perdoret dinjiteti dhe personaliteti i dy intelektualeve me ne ze , per interesa te individeve te politikes . E kuptojme plotesisht edhe gjendien -pozicionin e --gazetarit-- , ne keto momente , perkundrejt politikes , e cila eshte e keqia me e madhe ne gjendien e sotme --shume te keqe -- te shoqerise shqipetare .

    Përgjigju
  • Populli: 05/03/2021 16:25

    Sepse i mendonim te pavarura. E thjesht noku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?