Foto ilustruese

Pse jemi kaq të lodhur dhe pse nuk duhet neglizhuar

2 Janar 2023, 10:34| Përditesimi: 2 Janar 2023, 10:35

  • Share

Përveç krizës së gazit dhe rritjes së faturave, urgjenca e vërtetë është "kriza e energjisë njerëzore" .

Lodhja është e keqja e kohëve moderne dhe të qenit të lodhur kur ende nuk ka nisur dita nuk është aspak e pazakontë, gjithmonë për njerëz që janë të shëndetshëm. 1 në 5 pesë pranon se u mungon energjia deri në atë pikë sa mund të anulojë të gjitha aktivitetet e tyre të zakonshme të përditshme, edhe punën nëse do të kishte “këtë luks”.

Kjo u demonstrua së fundmi nga një studim i Universitetit Zviceran të Lozanës, i cili, duke analizuar rreth tre mijë njerëz të moshës 45 vjeç e lart, gjurmoi identikitetin e të lodhurve kronikë: 1person i moshës së mesme, në rastet më të shumta një grua, me disa kilogramë më tepër dhe një nivel mesatar socio-ekonomik , u vu re se një kjo ishte edhe pasojë e çrregullimeve fizike dhe/ose psikologjike.

Kështu që nuk duhet neglizhuar me fjalën tipike që mund të dëgjoni përreth “dembelë”, por duhet të tregoni një kujdes të shtuar ndaj vetes.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?