Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakëta?

14 Dhjetor 2023, 10:20
  • Share

Rezulton se dizajni i dritares së avionëve është më shumë çështje sigurie sesa estetike. Nëse i kërkoni një fëmije të vogël të vizatojë një avion, ai ka më shumë gjasa që të vizatojë një dritare ovale por avionët nuk janë dukur gjithmonë kështu.

Kometa de Havilland, një dizajn i hershëm i avionëve komercial, kishte dritare katrore. Por brenda vetëm pesë viteve nga prezantimi i tyre, tre avion patën një seri përplasjesh tragjike.

Pas përplasjes së tretë në 1954, hetimet përcaktuan se të tre përplasjet ishin shkaktuar nga kornizat e dritareve të thyera, si rezultat i dizajnit të tyre katror. U zbulua se dritaret katrore përballen shumë keq me presionin që vjen nga fluturimi në lartësi të mëdha.

Ndërkohë, lartësia e madhe është një element i domosdoshëm i fluturimit lart, që do të thotë më pak karburant i përdorur. Kjo është ideale për linjat ajrore sepse u kursen para dhe redukton ndikimin e fluturimit në mjedis. Ka gjithashtu më pak turbulenca në lartësi më të larta, gjë që e bën një fluturim më të rehatshëm.

Cila ishte zgjidhja? Ndërrimi i dritareve katrore me ato ovale. Kjo ndihmonte në shpërndarjen në mënyrë të barabartë të presionit të ushtruar në dritare dhe në këtë mënyrë reduktohet dhe mundësia e plasaritjes.

“Pjesa më e ngushtë e ovalit u projektua për të siguruar që të mos gjenerohet presion në material”, shpjegoi Dai Whittingham, shefi ekzekutiv i Komitetit të Sigurisë së Fluturimeve në Britani.

Përveç elementit të rritjes së sigurisë, ka ende disa përfitime më sipërfaqësore.

“Preferohen dritare ovale sepse ato mund të kenë një zonë më të madhe shikimi”, tha Whittingham.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?