Pse derdhja e kripës, ishte një ogur i keq në Mesjetë

1 Gusht 2020, 22:21| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 22:22

  • Share

Në Mesjetë, kripa ishte një burim i çmuar. Ajo kushtonte shumë, dhe besohej se kishte veti medicinale. Nëse kripa derdhej, ajo nuk ishte më në gjendje të përdorej si ilaç, dhe prandaj grumbullohej dhe hidhej mbi shpatullën e majtë, me qëllim që të verboheshin shpirtrat e këqinj,

që besohej se përndiqnin vazhdimisht njerëzit përreth tyre.

Ekziston një arsyetim edhe më i vjetër, mbi supersticionin e kripur së derdhur. Në tabllonë e Da Vinçit ‘Darka e Fundit’, Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur kripën. Kjo bëri që shumë njerëz ta shohin këtë akt si një shenjë të keqe, dhe si diçka që ka të ngjarë të ndjellë fatin e keq.

Dihej se kripa e bën tokën shterpë për një kohë të gjatë, dhe nga kjo besohej se derdhja e kripës, është e ngjashme me mallkimin e tokës. Ndër shekuj ka pasur dëshmi të shumta mbi shenjat e këqija, që lidheshin me derdhjen e kripës. Përveç kësaj, që kur Kisha Katolike Romak e përdori kripë për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo kishte një rëndësi fetare, çka e bënte derdhjen e saj një shenjë të keqe. / bota.al

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 02/08/2020 00:59

    Asnjebogur i keq nuk eshte boll i cmendet njerizit nga trute ne supersticione te kota. Jo horoskopi jo gaforrja jo macja zese, jo kripa leri njerzit ti besojne vetem Zotit dhe vetem tek Ai te kerkojne ndihmen dhe largimin e se keqes se keshtu clirojne shpirtat e tyre prej iditlleqeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?