Foto ilustruese

Pse çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë duhet të shmangin një 'të shpejtë'

3 Janar 2023, 10:35| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:36

  • Share

TIRANË- Çiftet që përpiqen të bëhen prindër duhet të shmangin një “të shpejtë” dhe të fokusohen në kënaqësinë në dhomën e gjumit. Ky është rezultati i një studimi të bërë së fundmi. Sa më shumë ta shijojnë këtë proces, thonë ekspertëve, aq më të mëdha janë shanset që partnerja të mbetet shtatzënë.

Eksperti Allan Pacey, profesor në Universitetin e Sheffield tha se të pasurit një marrëdhënie seksuale të mirë, ndikon shumë.

 "Ky studim përforcon pikëpamjen se të pasurit një marrëdhënie seksuale të mirë mund të ndihmojë çiftet që përpiqen. Nuk ka të bëjë një marrëdhënie seksuale të shpejtë në ditën e muajit kur gruaja është në ovulacion. Ka prova në rritje që meshkujt prodhojnë mostra më të mira të spermës për t'u ngjizur kur janë më të eksituar', thotë studimi.

Studimi, i botuar në revistën Reproductive Biology and Endocrinology, përfshiu 63 donatorë të cilët furnizuan disa mostra sperme në një klinikë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?