Pse Berishës i intereson dhuna?

8 Janar 2022, 16:49| Përditesimi: 8 Janar 2022, 16:50

  • Share

Pse Berishës i intereson dhuna?

Sepse në një shkëmbim vlerash, ai do ta kishte të pamundur të mbronte alibinë e tij për këtë aksion kundër Lulzim Bashës. Ndërkohë që në dhunë nuk ka arsye, por vetëm fyerje, qëndrime emocionale.

I nevojitet dhuna, sepse në rrugë institucionale, në një debat të hapur dhe serioz, ai e di shumë mirë se rruga që ka ndjekur ka qenë vetëm për të fshehur hallin e tij, duke nxjerr në pah dobësinë e tij njerëzore dhe duke mos pasur fuqi për t’u tërhequr.

Nëse do të ishte shumicë në numra, nëse do të ishte i qetë me ndërgjegjjen e tij se rruga e ndjekur është ligjore, do të priste vendimin e gjykatës, pa pasur nevojë për t’i futur demokratët në konflikte të panevojshme mes tyre.

Një ndër dallimet më të rëndësishme mes pushtetit dhe dhunës janë numrat. Të kesh pushtet do të thotë të kesh një numër të madh mbështetësish, ndërsa të realizosh dhunë nuk ke nevojë fare për mbështetje të madhe, sepse atë mund ta realizosh edhe me një numër të vogël, që mund të japin idenë e shumicës dhe të forcës.

Në fakt, dhuna e ushtruar në dyert e PD-së mund të jetë edhe fundi i të gjithë lëvizjes së tij, sepse dhuna nuk mund të jetë asnjëherë rruga e duhur për të arritur pushtetin.

Pushteti nuk ka nevojë asnjëherë për justifikime dhe për retorikë, por për legjitimitet, të cilin Berisha e di që nuk e ka, ndërsa dhuna nuk mund të jetë asnjëherë legjitime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?