Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Pse Basha po përdor dosjet e UDB dhe KGB kundër Berishës?!

26 Shkurt, 19:30| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:34

  • Share

Kërkesa e kreut të PD zyrtare Lulzim Basha për hapjen e dosjeve të spiunëve të UDB dhe KGB kaloi pa shumë vëmendje në mediat kryesore në Shqipëri, duke zënë vend në periferi të lajmeve të ditës.

Zakonisht teoritë konspirative me agjentë dhe spiunazh, sidomos kur bëhet fjalë për armiqtë shekullorë të shqiptarëve në Ballkan dhe më gjërë, ‘shesin’ në kuptimin mediatik të fjalës dhe interesi i publikut për t’i parë të publikuara përmes mediave është tepër i madh.

“Pokeri” i spiunazhit në një zonë ‘fuqi baruti’ si Ballkani është mjaft i ndjeshëm, një deklaratë e tillë e kreut të PD Basha, pamë se zuri pak ose thuajse aspak vend në ballinat e mediave.

Nuk mendojmë se është lënë jashtë radarit të interesit një deklaratë e tillë e kreut të PD zyrtare, me argumentin se Basha është një politikan që nuk merret seriozisht. Megjithëse s’mund të mendohet që ai nuk ka informacion, duke pasur parasysh se kryetari i PD, Lulzim Basha, është njëherësh dhe reporteri aktual i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse e përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndërkohë që Basha është përdorur dhe nga UNMIK dhe Gjykata e Hagës pas luftës në Kosovë, fatkeqësisht për të mbledhur prova dhe fakte kundër UÇK dhe ish komandantëve të saj, dhe për t’u akuzuar me këto të dhëna për krime lufte e deri për trafik organesh njerëzore, akuzë kjo që megjithëse çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, ka rënë me kohë e vakt. Paçka se ka lënë brenda burgut të Hagës ish komandatët e UÇK, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi.

I përmendëm këto për të thënë se Basha s’është politikan që nuk ka informacion. Aq më tepër që mund të quhet aq naiv, sa të mos shfrytëzojë çdo mundësi për t’u faktorizuar apo për të ‘lënduar’ sa më shumë kundërshtarin brenda elektoratit demokrat të ndarë në dy pjesë, Sali Berishën. Ia di pikat e dobëta liderit historik, e për më tepër dhe vetë Berisha e di se Basha nuk flet kurrë pa leje.

Berisha e di sa Basha ka gjetur diku mbështetje ndaj dhe flet. Kështu ka bërë 8 vite në pushtet kur ka zbatuar pikë për pikë çdo urdhër të Berishës, 8 vite në opozitë si kryetar zyrtar i PD kur ka zbatuar pikë për pikë po çdo urdhër të Berishës në prapaskenë, dhe në shtator 2021 Basha ka zbatuar pikë për pikë kërkesën e SHBA, e ka deklaruar vetë Luli, për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD dhe më pas dhe nga vetë PD, duke e lënë rrugëve, me grupimin Foltore por pa parti.

Ndaj dhe lajmi për kërkesën e liderit zyrtar të PD për hapjen e dosjeve të UDB, shërbimit sekret serb dhe KGB, shërbimit sekret rus më shumë se këdo tjetër ka trembur Berishën. Dhe pse Basha ndodhet pikërisht te ‘vendi’, te Këshilli i Evropës i cili dy herë ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç të deklasifikojë dhe të hapë dosjet e spiunëve të UDB në të gjithë Ballkanin.

Berisha dyshon se Basha ka dëgjuar korridoreve të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë së saj Parlamentare ndonjë informacion se mund të ketë një kërkesë të tretë zyrtare ndaj Vuçiç për hapjen e këtyre dosjeve, si kusht për ta lehtësuar integrimin e Serbisë në strukturat euroatlantike.

Po pse themi se Berisha dhe shumë nga mbështetësit e ortakët e tij, në Foltore, politikë dhe në media tremben shumë nga lajmi i deklasifikimit të spiunëve të UDB serbe por dhe KGB ruse, në kulmin e fushatës për përballimin e agresionit rus në Ukrainë apo përpjekjeve të Rusisë për të thelluar ndikimin në Ballkan dhe mundësisht krijimit të një vatre të re konflikti në rajon. Në funksion të luftës hibride në zemër të Evropës dhe të lehtësimit të barrës së betejës në Ukrainë.

Berisha është akuzuar që herët për bashkëpunim me strukturën serbe të sipunazhit, UDB. Është akuzuar si nga brenda PD ashtu dhe nga kundërshtarët politikë në Shqipëri. Përkatësisht PS.

Në fillim qarkullonin lajme të brenndshme që në vitin 1991 për përzierjen e agjenturave serbe në ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në Shqipëri. Që me vrasjen e 4 dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, më 2 prill të atij viti. Akuzohej nën zë se njeriu i Bogradit, dhëndri i njërit prej zyrtarëve më të lartë të UDB, se kishte ‘dorë’ në këtë masakër, thjeshtë dhe vetëm për të ardhur në pushtet. Flitej pa emër, por më pas u zbardhën emrat dhe në krye të kësaj liste figuronte as më pak e as më shumë por Sali Berisha, lideri i atëhershëm i të parës parti opozitare në Shqipëri, PD.

Më pas, vetëm 3 vite më vonë ishte lideri i Dhjetorit Azem Hajdari, ai që në dhjetor 1994, teksa ka shfrytëzuar statusin si kreu i Komisionit Parlamentar të Rendit e SHIK-ut, ngriti alarmin se janë zhdukur vetëm dosjet e spiunëve të UDB-së. Hajdari akuzoi direkt Sali Berishën, sipas tij pala më e interesuar për zhdukjen e këtyre dosjeve, duke kërkuar rikuperimin e tyre. Zhdukja e dosjeve sipas Hajdarit, ishte bërë përmes kreut të atëhershëm të SHIK-ut, Bashkim Gazidede.

Pas kësaj deklarate të fortë, karriera e Azem Hajdarit pësoi një rënie ‘pikiatë’, duke u përjashtuar herë pas here nga grupi Parlamentar e Këshilli Kombëtar i PD, duke mos iu ofruar kurrë një post ministri, deri në ekzekutimin e tij misterioz para selisë së së PD më 12 shtator 1998. Ku dhe për së vdekuri u shfrytëzua për një grusht të dështuar shteti dy ditë më vonë nga Berisha. Vrasja e tij dhe sot e kësaj dite mbetet mister, sa i përket faktit se kush urdhëroi vrasjen e tij apo kush ishte më shumë i interesuar po për ekzkutimin e tij. Paçka se Berisha erdhi në pushtet me premtimin për zbardhjen e kësaj vrasjeje, por që heshti për 8 vite me radhë si kryeministër.

Ndërkohë që pas Hajdarit, kanë qënë shumë të tjerë që kanë akuzuar Berishën si të rekrutuar nga UDB Jugosllave që dominohej nga Serbia, mes të cilëve dhe zyrtari i lartë socialist Taulant Balla, sot ministër i Brendshëm. I cili në atë kohë, me statusin e zyrtarit të lartë të grupit të PS në opozitë, akuzonte Berishën se ka qënë një spiun i UDB, madje dhe duke hedhur në publik e për pasojë dhe në media faksimile me pasazhe në gjuhën serbe, ku Berisha cilësohej sipas tij një dorë e UDB në Shqipëri. Akuza këto që në marsin e vitit 2012 dhe nuk kanë reshtur në vitet në vijim.

Akuza në drejtim të Berishës kanë hedhur dhe deputetë e zyrtarë të tjerë të të gjitha krahëve në Shqipëri, duke filluar nga Spartak Braho. Kohë më vonë kanë qënë dhe shërbimet inteligjente partnere që përmes ish zyrtarëve të saj e ka cilësuar Berishën si ‘dorën’ e Beogradit në Shqipëri. Akuza që vijojnë dhe sot e kësaj dite, përfshirë dhe atë indirekte të bërë nga basha disa ditë më parë.

Parë në këto kushte, duke qënë se shërbimet partnere po parashikonin një situatë aspak të qetë dhe në Ballkanin Perëndimor, bëjnë parashikime afatgjata bota jo si ne shqiptarët që punojmë dhe jetojmë sot për sot, si dhe shqetësimit të rritje të organizmave evropianë që parashihnin rrezikun rus në prag, për t’i prerë ‘dorën’ e zgjatur Moskës në Ballkan, që është Serbia, kërkuan nga qeveria serbe deklasifikimin e spiunëve ballkanas të UDB, mes të cilëve dhe ata shqiptarë. Sidomos zyrtarëve të lartë të nivelit të parë dhe të dytë.

Duke qënë se spiunët përbëjnë gjithnjë rrezik për një vend apo dhe për një strukturë, siç janë ato euroatlantike, pasi mund të kalojnë ‘dorë më dorë’, pra nga UDB tek shërbimi sekret rus dhe anasjelltas për t’u përdorur kur t’ua lypë nevoja, janë të shantazhueshëm dhe bëjnë çfarë t’ju thonë dhe në dëm të popullit të vet, u kërkua me insistim nga Vuçiç që të zbardhen dosjet e tyre.

Për këto arsye, duke shfrytëzuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare, për deklasifikimin e raporteve të shërbimeve sekrete si dhe për të dekomunistizuar tërësisht politikën dhe shoqërinë vendet ish komuniste, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar me insistim zbardhjen dhe të dosjeve të spiunëve të UDB-së në të gjithë rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Në vitin 2015 ka patur dy kërkesa nga ana e Parlamentit Europian dhe Këshilli i Europës, përmes të cilave i është kërkuar qeverisë serbe e më konkretisht Presidentit Vuçiç që të deklasifikojë dhe të zbardhë dosjet e ish-agjentëve të UDB-së në Ballkan.

Mënyra e deklasifikimit të dosjeve të ish agjentëve të UDB u kërkua të bëhet sipas shembullit të Gjermanisë, e cila pas bashkimit, zbardhi dosjet e agjentëve të STAS, të cilët kishin shtrirë fijet e tyre në të gjitha vendet e Europës Lindore. Paçka se mes tyre kishte dhe intelektualë, shkëncëtarë, madje dhe shkrimtarë të shquar, por kjo nuk e pengoi në asnjë moment këtë proces.

Por Vuçiç herë duke bërë viktimën, herë duke u zvarritur e herë duke mashtruar nuk i hapi kurrë këto dosje, vetëm premtoi se do ta bënte duke lënë gjithçka pezull në Këshillin e Europës, por duke lënë pezull dhe ‘frymën’ e të gjithë spiunëve në Ballkan, mes të cilëve dhe ata shqiptarë.

Vuçiç vijoi të zvarriste deklasifikimin e dosjeve të spiunëve të UDB pafund. Për këtë arsye në fillimin e vitit 2019 iu kërkua sërish zbatimi i kërkesave të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, që sipas modelit gjerman të zbardheshin dosjet e spiunëve të UDB të gjithë Balkanit, pra dhe të Shqipërisë, kërkesë që i përsëritet Vuçiçit vit pas viti.

Dhe Vuçiç jep gjithnjë përgjigjie pozitive, duke bërë që të kalojnë në ‘parainfarkt’ të gjithë ata spiunë në rajon, më shumë në Tiranë, të cilët herë pas here janë shfrytëzuar për akte dhune, tentativë për destabilizim të Shqipërisë, sa herë që ia ka lypë nevoja Serbisë apo aleatit të saj, atëherë dhe sot, Moskës.

Eshtë kthyer në kronike tashmë që sa herë që Vuçiç deklaron publikisht se do zbardhë këto dosje e deklasifikuar të gjithë agjentët e UDB në Ballkan e në Shqipëri, menjëherë fillon aktivizimi i tyre, i kërkuar ose jo pasi e dinë ‘rutinën e punës’, për të tentuar destabilizimin në rajon dhe në Shqipëri. Shqiptarët mund të “puthisin’ datat kur të duan për të parë ‘koncidencën’ e rastit mes deklaratave për deklasifikim spiunësh të UDB e KGB dhe tentativave për destabilizim këtu.

Rastet kanë qënë të shumta që të bëjnë të dyshohet, se dhe tani këta ish spiunë, apo spiunë aktivë e të ‘fjetur’ mund të riaktivizohen, për hesap të Beogradit apo të Moskës. Aq më tepër që Kremlini është investuar shumë për Berishën, duke financuar PD me mbi gjysmë milioni dollarë për të destabilizuar vendin dhe më pas dhe rajonin. E thonë dhe shërbimet partnere këtë. Dhe kjo është vetëm pjesa e financimit e kapur në “flagrancë’, pasi në mënyrë të nëndheshme mund të jenë dhënë shuma akoma më të mëdha, tek familjarët apo dhe ortakët e Berishës.

Dalja e Bashës në këto momente me kërkesën për deklasifikimin e spiunëve të UDB dhe KGB, në dukje si pa lidhje, në këtë këndvështrim ndoshta duhet parë. Kuptohet që Basha do ta përdorë dhe politikisht në funksion të PD zyrtare. Por ajo që dihet është se Basha nuk e ka deklaruar rastësisht apo ‘pa mëndje’ kërkesën për zbardhjen e emrave të spiunëve të shërbimit sekret serb dhe rus në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, Basha nuk flet kurrë pa leje. Të paktën këtë e ka treguar dhe ka qënë konsistent në këtë qëndrim tij. Ndaj është shqetësuar Berisha, bashkëpunëtorët dhe ortakët e tij. Sepse spiunët janë shumëpërdorimësh, dhe kalojnë ‘dorë më dorë’. Ndëersa zbardhja e emrave të tyre trondit rëndë politikën shqiptare.

Ndërsa shqiptarët s’duhet të çuditen nga thyerja e karrigeve, kapsollat, shashkat dhe mjetet e tjera rrethanore kundër Parlamentit dhe godinës së Kryeministrisë. Apo thirrjet për rrëzim të Ramës, qeveri teknike, bojkot të zgjedhjeve, grevë urie në Kuvend dhe kërcënime të tjera. Me sa duket po shihet në horizon ndonjë kërkesë tjetër për Vuçiç që të deklasifikojë dosjet e spiunëve të UDB e KGB. Basha vetëm sa e bëri publike. E përsërisim, ai s’flet kurrë pa leje. Këtë e ka./Java

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endrit Kuqi: 27/02/2024 07:11

    Kshu kishin te dhena dhe per IM qe tronditi Lindita Nikollen, po sot cfare u be.

    Përgjigju
  • Maksi: 26/02/2024 23:21

    Ky eshte nga me pykat e sages Ramiste. Dikush ti spjegoje pykes qe dosjet e ish OSSh per "spiune" te ish UDB apo KGB jane cka ato dyshonin qe ishim spiune. Ose me qarte, 70% prralla e kusuri "me the te thashe". Dosjet e spiuneve jane te hapura ne Rusi per ish KGB. Ashtu edhe ne Serbi, per ish UDB. Meqe e rrek malli pyken, mund ti drejtohet me nje "lutje" shokut Rama dhe ky shokut Vucic atje ne Belgrade, e te hape dhe demaskoje dosjen e Saliut!!! Pyka te kete kujdes me dosjet e ish OSSh per udhetimet dhe takimet e Rama, Edi, para 90" kur merrte detyra kontrolli nga ish drejtoria I. Apo se mos ia hapin dosjet e bashkepunimit hale-ater gjermano lindore e perendimore; italane apo jamerikane. Aty ta kerkoje pyka kerkesene Bashes per "hapje dosjesh".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?