Erion Veliaj në terren: Objektivi ynë, të arrijmë 400 anëtarësime të reja në PS

25 Shkurt, 12:06| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:01

  • Share

Pas direktivave të kryesocialistit Edi Rama në dy asambletë e mbajtura gjatë këtij muaji, drejtuesit politikë të qarqeve kanë nisur fushatën në terren për anëtarësime të reja në parti. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherazi drejtuesi politik për Tiranën, takimin e radhës e mbajti në Njësinë 5 në kryeqytet, nga ku nuk i fshehu aspak aspiratat e socialistëve për një mandat të 4 qeverisës.

“Ka pastaj ca njerëz të tjerë që thonë: ‘Po mirë mo nuk u lodhët ju? Me tre mandate në bashki, tre mandate në qeveri, ç’është ky mandat i katërt tani?’ E para e punës, kush ka takat del i pari. Është si t’i thuash Brikenit ose Erkandit, mos dil më Kampion Europe se e keni tepëruar. Pra, një atleti, një sportisti, një njeriu të aftë, një njeriu të fortë, një njeriu të guximshëm, t’i nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri që nuk di të bëjë asnjë punë.”

Duke u uruar mirëseardhjen anëtarëve të rinj të Partisë Socialiste, Veliaj foli për rëndësinë e angazhimit politik të gjithsecilit.

“Përsa kohë që secili prej nesh, me veprimin ose mosveprimin e tij, është duke bërë politikë, atëherë pse mos ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Pse mos ta bëjë këtë si skuadër? Pse mos të aplikojmë parimin ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, në një frymë që është skuadra jonë, është familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Dua shumë që ta çojmë këtë punë deri në fund dhe për 100 organizata që kemi, të kemi 400 anëtarë të rinj, si çunat dhe gocat fantastikë që do marrin kartën sot.

I shoqëruar në këtë takim ishte edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila shprehu bindjen se PS do të arrijë fitoren edhe në zgjedhjet e 2025.

“Ju garantoj se me skuadrën e re, me drejtimin e kryetarit, Erionit, një shok, mik, vëlla, ne do t’ia dalim që edhe në zgjedhjet e ardhshme të garantojmë një fitore, e cila do të sjellë përmirësimin e vendit tonë”, tha Ibrahimi.

Ora 15:00
Veliaj: Kampionit nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri, që nuk di të bëjë asnjë punë

PS ka ndezur motorët për sigurimin e një mandati të katërt në krye të punëve të vendit. Nga Njësia 5, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se PS meriton sërish të votëbesohet.

“Unë besoj se vetëm një forcë politike, siç është PS, qëndron afër njerëzve në çdo stacion. Njerëzit mund të kenë ciklin e tyre të jetës, por ka gjithmonë një PS në Njësinë 5 që i ka ndjekur njerëzit, nga dita e parë që janë bërë pjesë e komuniteti, deri sa i kemi përcjellë me respekt nga kjo jetë, dhe kjo është magjia e të qenit pjesë të një familje të madhe, një force të madhe politike. Ka pastaj ca njerëz të tjerë që thonë: ‘Po mirë mo nuk u lodhët ju?

Me tre mandate në bashki, tre mandate në qeveri, ç’është ky mandat i katërt tani?’ E para e punës, kush ka takat del i pari. Është si t’i thuash Brikenit ose Erkandit, mos dil më Kampion Europe se e keni tepëruar. Pra, një atleti, një sportisti, një njeriu të aftë, një njeriu të fortë, një njeriu të guximshëm, t’i nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri që nuk di të bëjë asnjë punë. E ardhmja i takon atyre që stërviten, që kanë disiplinë, që luajnë në skuadër dhe që shënojnë. Përsa na përket ne, kjo e ardhme i përket Partisë Socialiste si e vetmja forcë që ka lider”, deklaroi Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/02/2024 15:42

    Bravo jeni shume me nalt se te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?