PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’, falë tyre mban karrigen e kryeministrit

19 Prill 2022, 15:44| Përditesimi: 19 Prill 2022, 15:47

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për mos përjashtimin e Ornaldo Rakipit nga grupi i PS pas babai i tij Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sipas Alibeajt, kjo tregon që Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’ pasi ata e ndihmojnë të mbajnë karrigen e kryeministrit.

“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit. Me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur”, shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’! Basha: Sot shqiptarët e ndërkombëtarët e kuptuan kush do politikanë të lidhur nga krimi


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?