PS shpëtoi Metën nga shkarkimi, PD: Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës

27 Korrik 2020, 15:51| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 15:54

  • Share

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho komentoi votimin e ditës së sotme në Parlament duke thënë se sot ka mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës.

Spaho ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale se sot u provua botërisht se Presidenti Ilir Meta e ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë. Sipas tij Komisioni i Venecias ka provuar drejtësinë e Presidentit.

"Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese të 30 qershorit vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë",- shkruan Spaho.

Komento

Komente

  • O tej: 27/07/2020 17:39

    Po ku ishe futur o Buf Pulash Spaho panxhari?

    Përgjigju
    • Lori: 27/07/2020 18:15

      Beri freskim nga shpellat.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?