PS nxit ‘xhelozi’ mes ‘dy PD-ve’ te ‘Veprimtaria Prodhuese’, mazhoranca refuzon Vasilin për energjinë e rinovueshme! Baçi: Alibeajt ja pranoni ligjet

28 Shkurt 2023, 16:57| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 18:11

  • Share

Pranimi i disa nismave ligjore të Partisë Demokratike të Alibeaj, si ligji për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, lustracioni, kodi rrugor...etj, duket se kanë nxitur “xhelozinë” e kampit të “Rithemelimit” dhe aleatëve të tij.

Ndryshimet ligjore të kërkuara nga Partia e Lirisë, për t’i hapur rrugën investimit në energjinë e rinovueshme për vetë-konsum deri në 2 MË, nga 0.5 MË që lejohet aktualisht, janë vlerësuar jo të rëndësishme nga mazhoranca në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Duke prezantuar ndryshimet ligjore, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, hasi në kundërshtinë e përfaqësuesve të mazhorancës.

Ky qëndrim i Socialistëve nuk u prit mirë nga Luan Baçi, i Partisë Demokratike të Rithemelimit, i cili akuzoi mazhorancën se pranon vetëm nismat e Pd-së së Enkelejd Alibeajt.

Nisma e Vasilit është pjesë e dhjetëra nismave ligjore të sjella nga opozita në Kuvend këtë fillimvit. Një pjesë e tyre janë refuzuar nga mazhoranca, e disa të tjera janë vlerësuar pozitive dhe është kërkuar që t’u bashkëngjiten nismave të ngjashme të qeverisë për të hartuar paketa të plota ligjore dhe me konsensus.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?