‘PS ndryshon vetveten’, Rama: Jemi në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe barazimin e kuotave gjinore në zonat rurale

21 Shkurt, 19:01| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave”- tha Rama.

Pasi doli nga mbledhja online e asamblesë së PS, Rama tha se Partia Socialiste ndryshon vetveten dhe shtoi se ka një angazhim pozitiv nga drejtuesit politikë në qarqe.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë tjerët por ndryshon veteveten. Unë shoh një angazhim pozitiv plus që sistemi ynë që ka një komponent gjithmonë e më të zhvilluar digjital, ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që raportojmë ne me fjalë”- shtoi kryesocialisti.


Lajmi kryesor:

Asambleja, Rama 'ndez' motorët e fushatës, lë porositë: Census real anëtarësisë! Punoni sikur zgjedhjet të ishin më 15 mars


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?